LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet zyrtari i LDK-së, prokuroria jep detaje

Arrestohet zyrtari i LDK-së, prokuroria jep detaje

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), në koordinim me Policinë e Kosovës, Drejtoria për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, ka arrestuar tre të dyshuar me inicialet B.N., A.N dhe E.N.

Telegrafi mëson se njëri nga të arrestuarit është zyrtari i LDK-së, Bedri Nika.

Ai është ndaluar për 48 orë, ndërsa dy të tjerët të dyshuar janë liruar në procedurë të rregullt.


“Prokuroria Speciale njofton se i pandehuri B.N., është arrestuar nën dyshimin se ka kryer veprat penale “Pastrim i parasë” nga neni 302, “Blerja, pranimi ose fshehja e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës penale” nga neni 333 i Kodit nr. 06/L-074 Penal të Kosovës”, thuhet në komunikatën e Prokurorisë Speciale të Kosovës.

Arrestohen tre të dyshuar për pastrim parash në Drenas
Lexo po ashtu Arrestohen tre të dyshuar për pastrim parash në Drenas

Kurse, sipas komunikatës të dyshuarit me inicialet A.N dhe E.N., dyshohen se në bashkëveprim kanë vënë në qarkullim bankënota me ngjyrë kimike, të cilat dyshohet se janë përfituar në mënyrë të kundërligjshme, janë vënë në qarkullim duke i deponuar si dhe duke i tërhequr pastaj në bankomate.

“Gjatë urdhër kontrollit në shtëpinë dhe objektet përcjellëse janë sekuestruar gjësende të cilat do të përdoren si provë në procedurë. I dyshuari me inicialet B.N. është ndaluar për 48 orë, kurse dy të dyshuarit me inicialet A.N dhe E.N, janë liruar në procedurë të rregullt. Po ashtu, Prokurori i rastit do të bëjë kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj të dyshuarit me inicialet B.N”, thuhet në komunikatë.

Ndryshe, Bedri Nika në zgjedhjet lokale të vitit 2016 ishte kandidat për kryetar të Drenasit nga Lidhja Demokratike e Kosovës. /Telegrafi/​

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Kurti uron qytetarët për hapjen e degës së Bankës Ekonomike në Leposaviq, thotë se të punësuar janë tre serbë e dy shqiptarë

Lajme
Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Pankarta për Kosovën në protestat e studentëve në Serbi

Lajme

"OCTOPUS": Festat Ortodokse në Kosovë – mjet për krijimin e tensioneve ndëretnike nga Serbia dhe Rusia

Lajme
“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

“LËDËKYHI dhe PËDËKYHI janë në koalicion” – LVV dënohet me 3 mijë euro nga PZAP

Lajme
Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Policia në kërkim të një personi në Prishtinë, publikon fotografinë e tij

Kronika e Zezë
Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Gjobitet LDK me 20 mijë euro pasi një kandidate për deputete krahasoi Albin Kurtin me Adolf Hitlerin

Lajme
Kalo në kategori