LAJMI I FUNDIT:

Arrestohen tre të dyshuar për pastrim parash në Drenas

Arrestohen tre të dyshuar për pastrim parash në Drenas
Foto: Ridvan Slivova

Hetuesit policorë të Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit, pas zhvillimeve të hetimeve paraprake, me urdhëresë të Gjykatës Themelore në Prishtinë, sot kanë kryer kontrolle në shtëpi banimi në Drenas.

Siç bëhet e ditur, hetimet dhe më pas kontrolli janë kryer mbi dyshimet se personat e dyshuar A.N. mashkull (1992) dhe E.N. femër, (1999) në bashkëveprim gjatë periudhës 27.02.2021-11.03.2021, dyshohet se kanë vënë në qarkullim kartëmonedha me ngjyrë me reagenca kimike në vlerë të përgjithshme 5900 euro.


Dy të dyshuarit, paratë dyshohet se i kanë vënë në qarkullim duke i deponuar në bankomatet e një banke dhe më pas i kanë tërhequr vlerat e njëjta të parave të cilat kanë qenë të rregullta.

“Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit të dyshuar është arritur të gjenden edhe tri kartëmonedha nga 50 euro (3×50) me ngjyrë, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provave e materiale”, thuhet në njoftim.

Gjatë intervistimit të dy të dyshuarve është kuptuar se mjete monetare të cilat i kanë vënë në qarkullim i kanë marrë nga i dyshuari B.N., mashkull (1971), i cili po ashtu është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës.

Pas intervistimit ndaj të dyshuarit B.N prokurori i rastit ka shqiptuar masën e ndalimit 48 orë, ndërsa ndaj dy të dyshuarve tjerë rasti vazhdon në procedurë të rregullt./Telegrafi.

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori