LAJMI I FUNDIT:

Karaxhiq u transferua në Angli, krimineli serb do ta vuajë dënimin e përjetshëm në burgjet angleze

Karaxhiq u transferua në Angli, krimineli serb do ta vuajë dënimin e përjetshëm në burgjet angleze

Krimineli i luftës në Bosnje-Hercegovinë, Radovan Karaxhiq u transferua në Angli për të vuajtur dënimin e përjetshëm.

Informacioni u njoftua nga Darko Mlladiq, djali i ish-gjeneralit famëkeq i Ushtrisë së Republikës së Serbe, Ratko Mlladiq, të cilit Haga do t’i shqiptojë një verdikt përfundimtar më 8 qershor.


Karaxhiq ndoshta do ta vuajë dënimin me kriminelë famëkeq, shumë prej të cilëve janë fundamentalistë myslimanë, dhe të cilët, si një kujtesë, tashmë janë përpjekur të therin gjeneralin Radislav Krstiqin, raporton b92.

Serbi 75-vjeçari u shpall fajtor për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit në mars të 2016. Dhe në vitin 2019, gjykatësit e apelit të Kombeve të Bashkuara rritën dënimin nga 40 vjet në burgim të përjetshëm.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë gjeti Karaxhiqin të ishte përgjegjës për orkestrimin e një prej mizorive më të këqija në tokën Evropiane që nga Lufta e Dytë Botërore, duke përfshirë masakrën e 1995 me pothuajse 8,000 burra dhe djem myslimanë në Srebrenicë dhe një fushatë të spastrimit etnik që dëboi kroatët dhe myslimanët nga zonat e pretenduara nga serbët në Bosnjë.

Duke u fshehur për më shumë se një dekadë pas luftës, në vitin 2008 ai u kap përfundimisht nga autoritetet serbe në Beograd.

Pas dënimit, ai u mbajt në qendrën e paraburgimit të gjykatës në Hagë, por tani do të zhvendoset në Britani. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Edhe një iu shtua sot - sa shtete e njohin pavarësinë e Palestinës

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë
Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Zelensky tregon se me çfarë faze të re të pushtimit rus po ballafaqohet Ukraina

Evropa
Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Gjermania do t’i furnizojë ukrainasit me super radarë – këto janë karakteristikat e TRML-4D

Evropa
Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Trupat ruse hyjnë në bazën ajrore në Nigeri, ku janë të stacionuar ushtarët amerikanë

Botë

"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë

Botë
Kalo në kategori