LAJMI I FUNDIT:

Mehaj inspekton njësitë e FSK-së gjatë operacioneve stërvitore në kuadër të Stërvitjes “Defender-Europe 21”

Mehaj inspekton njësitë e FSK-së gjatë operacioneve stërvitore në kuadër të Stërvitjes “Defender-Europe 21”
DCIM100GOPROGOPR2007.JPG

Me qëllim të njohjes nga afër, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj inspektoi sot njësitë e FSK-së të angazhuara prej 10 ditësh në kuadër të Stërvitjes “Defender-Europe 21” në Babaj i Bokës.

Me këtë rast, Mehaj i shoqëruar nga komandanti i FSK-së, gjenerallejtënant Rrahman Rama dhe atasheu amerikan i mbrojtjes, kolonel Stephen Rose u njoftua nga përgjegjësit e stërvitjes për operacionet stërvitore, bashkëpunimin e ngushtë me ushtarakët amerikanë  si dhe të arriturat dhe sfidat e identifikuara dhe vlerësuara  gjatë stërvitjes.

Mehaj, shprehu mirënjohjen dhe vlerësimin e lartë për nivelin e planifikimit, organizimit dhe ekzekutimit të stërvitjes duke  shprehur besimin e plotë në realizimin e suksesshëm të qëllimit kryesor – validimin e komponentes së parë ushtarake të FSK-së për mbrojtjen e territorit.


Ai shprehu përgëzimet më të larta për nivelin e lartë profesional të pjesëtarëve të FSK-së, mbështetjen e jashtëzakonshme të ushtarakëve amerikan si dhe atë të bashkëpunimit dhe koordinimit të ndërsjellë.

DCIM100GOPROGOPR2002.JPG