Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të Mitur, ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Prizrenit, për caktimin e masës së paraburgimit, ndaj të miturve E.B., dhe E.K., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën penale: Grabitja.
“Gjyqtarja e procedurës – Arjeta Gashi, kërkesën e prokurorit të shtetit për caktimin e masës së paraburgimit kundër të miturve e ka aprovuar si të bazuar konform dispozitave të KPPRK-së dhe të njëjtëve i ‘u është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej tridhjetë (30) ditësh, ashtu që kjo masë të miturve do t’iu llogaritet prej datës 24.05.2021 deri me datën 23.06.2021”, thuhet në njoftim.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të miturve E.B., dhe E.K., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së Paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
“Me datën 25 maj, në parkingun e një qendre tregtare, me përdorimin e forcës apo kanosjes serioze për të sulmuar jetën apo trupin e personit tjetër, të miturit E.B., dhe E.K., e përvetësoj pasurinë e luajtshme të dëmtuarit F.E., në atë mënyrë që deri sa i dëmtuari ishte duke qëndruar në automjetin e tij, të miturit hyn brenda në automjet duke i kërcënuar me thikë për jetë dhe duke kërkuar të holla ku i dëmtuari F.E., i cili nën kërcënim ua jep paratë, e më pas të miturit po në kërcënim të armës – thikës, e detyrojnë të dëmtuarit që të miturit ti dërgojnë në një vend tjetër”, thuhet më tej në njoftim.
Gjykata me rastin e caktimit të masës së paraburgimit, ka pasur parasysh peshën e veprës penale e cila është e natyrës së rëndë, si dhe faktin se të miturit E.B. dhe E.K., janë të regjistruar edhe si kryerës dhe të gjykuar edhe për vepra tjera penale, pikërisht pranë Gjykatës Themelore në Prizren, prandaj këto rrethana tregojnë se nëse të miturit lihen në liri ka rrezik të përsëritjes së ndonjë vepre tjetër penale edhe më të rëndë.
“Nga të lartë cekurat, gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret masa e paraburgimit është e domosdoshme dhe e arsyeshme. Kundër këtij vendimi, pala e pakënaqur ka të drejtë ankese, përmes Gjykatës Themelore në Prizren, Gjykatës së Apelit në Prishtinë. Ankesa nuk e pezullon ekzekutimin e këtij aktvendimi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëBolton: Me Trumpin mund të ndodh shkëmbimi i territoreve mes Kosovës dhe Serbisë
Bolton: Serbia mund ta njohë Kosovën nën administratën e re Trump
Ish hetuesi policor për vrasjen e Liridona Ademajt: Për Naim Murselin dhe ekzekutuesin nuk ka asnjë rrethanë lehtësuese
Serbia “mobilizohet” për zgjedhjet në Kosovë
Shqipëri-Ukrainë, prodhim armësh: Zbardhet marrëveshja 10-vjeçare për sigurinë e mbrojtjen
Sulmoi nxënësit brenda shkollës në Suharekë, publikohet momenti kur polici vrau qenin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Gjesti habit me deklaratën: Nëse kam aq shumë fansa, atëherë po ia fus gjumit dhe po e fitoj Big Brother-in
Pas Lojërave Olimpike, hakohen edhe faqet e Bloomberg në Facebook dhe Instagram - publikohet fotografia e Gjestit
Me inteligjencën artificiale 'jetësohen' figurat historike shqiptare
Real Madridi po ia rrëmben Barcelonës top shënjestrën nga dora
Trump deklaroi se Spanja është pjesë e BRICS, reagon qeveria spanjolle
Përfundon dueli i nëntë golave: Nga turpërimi, kalon në ngadhënjim - çfarë Barcelone!