Rënia e shifrave të të infektuarve me koronavirus ka bërë që nga dita e djeshme të lirohet nga pacientët me COVID-19 edhe Klinika e Mjekimit Intensiv Qendror. Ndërsa, në Klinikën Infektive, Pulmologji si dhe spitalet regjionale aktualisht janë të shtrirë 165 pacientë të prekur me COVID-19.
Kështu ka bërë të ditur për KosovaPress drejtori i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi i cili tha se edhe pacientët që disa pacientë që kanë qenë të shtrirë në Klinikën e Anesteziologjisë të transferohen në repartin intensiv të Klinikës Infektive.
“Brenda këtyre dy javësh ne kemi liruar komplet Klinikat Internistike, bllokun internistik javën e kaluar po ashtu kemi liruar Mjekësinë Sportive dhe nga dje nuk kemi asnjë pacientë në Mjekimin Intensiv Qendror pra në Klinikën e Anesteziologjisë dhe pacientët që kanë qenë aty i kemi transferuar në repartin intensiv të Klinikës Infektive”, tha ai.
Drejtori i SHSKUK-së po ashtu ka thënë se aktualisht në nivel vendi janë të hospitalizuar 165 pacientë të prekur nga koronavirusi, prej tyre pesë janë në gjendje të rëndë shëndetësore.
“Aktualisht sot në nivel të vendi i kemi vetëm 165 pacientë që janë duke u trajtuar në spitalet e përgjithshme dhe klinikat e QKUK-së, prej tyre 5 janë në gjendje më të rëndë kritike janë duke u trajtuar në repartet intensive. Nga këta 165, 101 janë në QKUK dhe 65 pacientë të tjerë janë në spitalet e tjera. Pra, po e shihni se ka një zvogëlim dukshëm të pacientëve që janë duke marrë shërbime nëpër spitalet tona”, tha Krasniqi.
Vetëm në 24 orët e fundit në Kosovë pozitivë më COVID-19 kanë rezultuar 44 persona, por nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes. Ndërsa, është duke vazhduar procesi i vaksinimit kundër pandemisë për moshën mbi 65-vjeç, e ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia gjatë ditës së djeshme ka paralajmëruar arritjen edhe të 100 mijë vaksinave deri në fund të kësaj jave./kp/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Sindikatat e pavarura të Kosovës: Katër vitet e Qeverisë Kurti ishin më të vështira
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Vjedhja e arit në vlerë 168 mijë euro në Prizren, policia arreston të dyshuarin dhe sekuestron disa prova materiale
Gjakovë, policia arreston gruan që kishte rrahur djalin e saj të mitur
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova