LAJMI I FUNDIT:

Gjithçka gati për UNUM – të tjera detaje që nuk duhet t’i humbisni nga festivali

Gjithçka gati për UNUM – të tjera detaje që nuk duhet t’i humbisni nga festivali

UNUM festival po rikthehet fuqishëm me të gjitha masat mbrojtëse kundër coronavirusit dhe tashmë ka marrë edhe mbështetjen e plotë të Qeverisë së Shqipërisë.

Me lokacion në plazhin e bukur të ‘Rërës së Hedhur’ në Shëngjin, ky festival do të mbahet prej datës 3 deri më 7 qershor.

Derisa kanë mbetur edhe pak ditë deri tek fillimi, UNUM tani thuajse ka finalizuar përgatitjet dhe ka ndarë disa detaje të tjera në rrjete sociale.


Faqja zyrtare e tyre në Facebook ka ndarë një postim për të gjithë ata që do të jenë të pranishëm për mënyrën se si do të mund të shërbehen me pije dhe me ushqim.

Të gjitha lajmet nga UNUM festival
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga UNUM festival

Në po të njëjtin postim tregohet procedura e blerjes së produkteve që nga fillimi.

Gjithashtu, në të tjera imazhe janë ndarë pamjet e skenës dhe vendit që do mbahet ku njoftohet se çdo gjë është gati.

Në mesin e shumë njoftimeve, UNUM kanë qenë të hapur me publikun duke zbuluar edhe çmimet e volitshme me të cilat mund t’i marrin pijet e preferuara të tyre.

Festivali po ashtu do të ofrojë muzikë 24 orë për 5 ditë në skenat e përgatitura në plazh dhe në mes të pishave.

Të gjitha detajet e tjera dhe më të rejat mund t’i shikoni në faqen zyrtare të UNUM festival në Facebook.

Për t’i blerë biletat klikoni në uebfaqen e tyre. /Telegrafi/ 

Në trend Magazina

Më shumë
Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Incidenti në Big Brother, reagojnë familjarët e Gertës: Ju kërkojmë ndjesë familjarëve të Gjestit nëse janë ndjerë keq

Magazina

"A po don një copë bukë, bubi i vogël?" – Banorët ironizojnë dhe sulmojnë Gjestin

Magazina
“Faleminderit për kujdesin ndaj Gjestit” - një dron tjetër në Big Brother VIP Albania

“Faleminderit për kujdesin ndaj Gjestit” - një dron tjetër në Big Brother VIP Albania

Magazina
Bianca Censori provokon sërish me veshjen ekstreme, gjatë festës pas çmimeve ‘Grammy’

Bianca Censori provokon sërish me veshjen ekstreme, gjatë festës pas çmimeve ‘Grammy’

Magazina
“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

“Grupi ‘Fisnikët’ u larguan kur erdhi ajo”, Banorët për Rozanën: Më mirë të dalë jashtë, të ruajë pak fytyrë që i ka ngelur

Magazina

"Ju nuk keni as cipë, as etikë, as moral", Luiz Ejlli reagon i revoltuar, pas përhapjes së një video ku supozohet se po rrihej në klub

Magazina
Kalo në kategori