LAJMI I FUNDIT:

Qeveria e RMV-së njofton ndryshime në Ligjin e Bankave

Qeveria e RMV-së njofton ndryshime në Ligjin e Bankave

Qeveria nuk zbulon se në cilin drejtim do të ndryshohet Ligji për Bankat pasi Kushtetuesja e shfuqizoi nenin 163 të ligjit me të cilin Fondi i Sigurimit të Depozitave ishte i pari që arkëton kërkesat nga shuma e falimentuar kur një bankë shuhet. Qeveria do e presë Ministrinë e Financave që në dy javët e ardhshme të përgatit ndryshime në ligjin ekzistues në mënyrë që të korrigjojë vakumin ligjor të krijuar nga vendimi i Kushtetueses.

“Ministria e Financave duhet të përgatisë ndryshime në Ligjin për Bankat brenda 15 ditësh, në mënyrë që vakumi ligjor i krijuar pas shfuqizimit të nenit 163 të parashikohet në ligjin e ri. Pas 15 ditësh, Qeveria do të debatojë mbi propozimin e Ministrisë së Financave dhe do sjellë konkluzion”, deklaroi Muhamet Hoxha – Zëdhënës i Qeverisë së RMV-së.

Frika e opinionit pas ndryshimit të nenit ishte se Fondi nuk do të jetë në gjendje të paguajë depozitat e kursimeve të qytetarëve nëse një bankë falimenton, gjë që nga ana tjetër mund të ndikojë negativisht në sektorin bankar, veçanërisht në fushën e kursimeve. Banka Popullore siguron që shfuqizimi i këtij neni nuk do të ketë ndikim negativ në sektorin bankar.


“Vendimi i Gjykatës Kushtetuese nuk duhet të kontekstualizohet me gjendjen dhe stabilitetin e sistemit bankar. Situata në sistemin bankar vlerësohet përmes parametrave kryesorë për funksionimin e tij dhe ato mbeten të volitshme në fund të tremujorit të parë të këtij viti”, njoftojnë nga Banka Popullore.

Fondi i Sigurimit të Depozitave është pronë e shtetit në mënyrë që të dëmshpërblejë qytetarët që kanë depozitë kursimesh në bankë deri në 30 mijë euro dhe i mbledh paratë duke arkëtuar premitë e sigurimit nga kreditë. Nëse një bankë falimenton, Fondi ka të drejtë ta kërkojë atë shumë nga masa e falimentimit të bankës dhe pastaj t’i paguajë kreditorët që kanë depozita mbi 30 mijë euro nëse ka para nga masa e falimentimit. Duke shfuqizuar nenin 163, Fondi do të jetë në një pozitë të barabartë me kreditorët e tjerë, përkatësisht nga masa e falimentimit njëkohësisht do të paguhen kreditorët dhe kërkesat e fondit./Alsat/

Në trend Lajme

Më shumë
​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

​Dëshmitari Ismet Tara i ashpër ndaj gjykatësve të Speciales: Krejt çka ndodhi gjatë seancës në Hagë

Drejtësi
KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

KQZ aprovon 63 mijë pako me vota nga diaspora, refuzon rreth 5 mijë tjera

Politikë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Ambasadori britanik ngushëllon për vdekjen e Bajram Qerkinit

Lajme
​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

​KQZ: Shpallja e rezultateve përfundimtare më së largu deri më 5 mars

Lajme
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori