LAJMI I FUNDIT:

Mesfushori italian, Marco Mancosu është shëruar nga kanceri

Mesfushori italian, Marco Mancosu është shëruar nga kanceri
(Foto: Sport Meteoweek)

Kapiteni i Lecces, Marco Mancosu, ka njoftuar se është shëruar nga kanceri, pas ndërhyrjes kirurgjike në muajin mars për heqjen e një tumori.

Futbollisti e kishte mbajtur të fshehtë në javët e fundit të sezonit, duke thënë se ishte operuar për apendicit (inflamacion të zorrës qorre).


Ai e rrëfeu të vërtetën përmes një postimi prekës në rrjetet sociale më 5 maj dhe tregoi se e kishte shtyrë kimioterapinë derisa të përfundonte sezoni në Serie B.

View this post on Instagram

A post shared by Marco Mancosu (@markixeddu)

Gjatë ditës së sotme (e mërkurë), 32-vjeçari është kontrolluar dhe është konstatuar se nuk ka qeliza kanceroze, ashtu që nuk ka nevojë për mjekim të mëtutjeshëm.

Mancosu do t’u nënshtrohet ekzaminimeve mjekësore çdo gjashtë muaj për të kontrolluar rikthimin eventual.

Në sezonin që lamë pas, Lecce arriti deri në gjysmëfinale të barazhit të Serie B, mirëpo u eliminua nga Venezia, ndërsa mesfushori italiani e kishte humbur një penallti. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

Fjalët e para të Toni Kroos pasi luajti ndeshjen e tij të fundit në “Santiago Bernabeu”

La Liga
U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

U tha se do të shkarkohej pas finales së FA Cup, Ten Hag sqaron të ardhmen e tij

Premier League
Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Protagonist absolut, statistikat e Granit Xhakës flasin për dominimin e tij - shpallet lojtar i ndeshjes në finale

Bundesliga
Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Granit Xhaka shënon një super gol nga 30 metra distancë në finalen e Kupës së Gjermanisë

Bundesliga
Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Conte te Napoli kërkon tre ish yjet e Serie A dhe garanci për blerjen e tyre

Serie A

"Nuk do të toleroj dikë që të përdorë emrin tim" - Ter Stegen shpërthen dhe mohon të ketë folur me Laportan për Xavin

La Liga
Kalo në kategori