Kryesia e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), sot ka mbajtur mbledhjen e Kryesisë.
Gjatë kësaj mbledhje u diskutua për zhvillimet e fundit në vendin tonë.
Temë tjetër që u diskutua ishte edhe kandidatura për kryetar të Komunës së Vushtrrisë.
Haradinaj njoftoi se Dega e Vushtrrisë, ka marr vendim që kandidat i Aleancës për kryetar të kësaj komune të jetë Prof. Dr. Sc. Mensut Ademi.
“Aleanca ofron ndryshimin që e kërkojnë qytetarët! Sot në mbledhjen e Kryesisë së Aleancës diskutuam për zhvillimet politike dhe ekonomike në vend. Informova Kryesinë për takimin që kisha sot me Kryeministrin Kurti, kërkesat dhe shqetësimet që i kam paraqitur, përfshirë temat e dialogut dhe qëndrimit të qeverisë rreth Luftës Çlirimtare”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.
“Gjithashtu Kryesia e AAK-së diskutoi për nevojën e menjëhershme të sigurimit të vaksinave për grupet e rrezikuara, si dhe për heqjen e masave, duke nisur nga ndalim qarkullimi i qytetarëve e deri te hapja e plotë e të gjithë sektorëve të ekonomisë”, tha tutje ai.
“Në pikën për zhvillimet organizative në Aleancë, diskutuam përgatitjet për zgjedhjet lokale 2021 dhe kandidaturat për kryetar të komunave. Informova Kryesinë që strukturat e degës së Vushtrrisë, janë dakorduar që kandidat i Aleancës për kryetar të kësaj komune të jetë Prof.Dr.Sc. Mensut Ademi”, tregoi Haradinaj.
“Profesor Mensuti është Doktor i Shkencave Penale dhe Kriminologjisë, ligjërues në disa universitete publike e private në Kosovë, Shqipëri, Maqedoni të Veriut, Evropë dhe Amerikë. Ai është themelues i Asociacionit të Kriminologëve të Kosovës (AKK), Kriminologëve të Ballkanit Perëndimor (WBC), e gjithashtu është anëtar i shoqatave të kriminologëve në Amerikë, Evropë e Azi. Ka punuar në implementimin e shumë projekteve nacionale dhe ndërkombëtare në fushën e kriminologjisë”, shtoi tutje ai.
“Kandidimi i tij për kryetar të Komunës së Vushtrrisë, tregon seriozitetin dhe qasjen që Aleanca e ka në zgjedhjet komunale, orientimin e saj drejt fitores në favor të ndryshimit që e kërkojnë qytetarët. Prof. Mensuti dhe ekipi i tij, do të jenë të përkushtuar me tërë dijen dhe ekspertizën e tyre, në shërbim të këtij qëllimi.
Na priftë e mbara”, ka thënë Haradinaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëGjendet trupi i pajetë i 9-vjeçares, fati ende i paditur për nënën dhe dy fëmijët e tjerë që dyshohet se janë vetëmbytur në Shkodër
Deputeti gjerman, Abraham: Pranimi i Kosovës në Këshillin e Evropës është e vetmja rrugë përpara
Daçiq: Ndërkombëtarët po i bëjnë presion Kurtit për Asociacionin
Spitali i Prishtinës, mbi 50 milionë euro investim dhe 400 vende të reja të punës
Dhuna dhe largimi nga banesa dyshohet se e detyruan gruan të mbytet me tre fëmijët e saj në Shkodër, çfarë dihet deri tani për rastin?
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Laporta shumë nervoz pas humbjes me Gironan – ai bërtiti vetëm me pesë fjalë, humbja mund t'i kushtojë miliona euro Barcelonës
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer
Erjolën e hedhin në mes të natës në pishinë, i ekspozohen pjesët intime
Vinicius ironizon me Araujon: Publikon trofetë e fituar nga gjenerata e re e Real Madridit
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak
Këto janë vendet ku TikTok tashmë është i ndaluar – dhe nuk janë pak