LAJMI I FUNDIT:

Aurela Gaçe ishte frymëzim për pjesëmarrjen e Gjon Muharremajt në Eurovision

Aurela Gaçe ishte frymëzim për pjesëmarrjen e Gjon Muharremajt në Eurovision
(Foto: Instagram/gjon.s_tears)

Këngëtari shqiptar që e përfaqësoi Zvicrën në Eurovision, Gjon Muharremaj, ka folur për vendimin e tij që të marrë pjesë në Festivalin Evropian të Këngës.

I njohur me emrin artistik Gjon’s Tears, ai ka thënë se ka qenë pikërisht përfaqësuesja e Shqipërisë nga viti 2012 në Eurosong, Aurela Gaçe, inspirimi i tij për të qenë pjesë e kësaj gare.

Në një intervistë, të cilën këngëtarja shqiptare e ka shpërndarë në profilin e saj në Instagram, Gjoni ka thënë se për herë të parë e kishte shikuar festivalin në vitin 2012.


Asokohe e kishte përcjellë këngëtaren e Aurela Gaçe dhe gjithë madhështinë e konkurrimit të saj dhe kishte filluar të ëndërronte për atë skenë, porse kishte pritur deri më tani.

Shkaktoi reagime të shumta me bërjen e shqiponjës në Eurovision, Gjon Muharremaj: Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë
Lexo po ashtu Shkaktoi reagime të shumta me bërjen e shqiponjës në Eurovision, Gjon Muharremaj: Ajo që doja të tregoja ishte thjesht një falënderim për Shqipërinë

Natyrisht nuk ka munguar reagimi i këngëtares për t’i uruar suksese të shumta Gjonit, i cili këtë vit u rendit i treti në Eurovision.

“Auuu… E lumtur kur dëgjoj se bëhesh sadopak shtysë për të marrë një vendim të bukur. Gjon’s Tears të uroj shumë sukses, në çdo hap tjetër e paç një karrierë plot sukses’, ka shkruar Aurela në Instagram. /Telegrafi/