LAJMI I FUNDIT:

Bekim Sejdiu dorëhiqet nga Gjykata Kushtetuese

Bekim Sejdiu dorëhiqet nga Gjykata Kushtetuese

Gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Kosovës, Bekim Sejdiu, sot ka dorëzuar letër-dorëheqjen e tij nga pozita e gjyqtarit, në përputhje me dispozitat përkatëse të Ligjit për Gjykatën Kushtetuese dhe me Rregulloren e punës së Gjykatës.

Kështu thuhet në një njoftim për media nga Gjykata Kushtetuese, ku ndër të tjera thuhet se gjyqtari Sejdiu ka ofruar dorëheqjen me qëllim të vazhdimit të karrierës së tij në Universitetin e Prishtinës “Hasan Prishtina”, në përputhje me kriteret e përcaktuara nga ky universitet përkitazi me avancimet akademike të stafit mësimdhënës.

“Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shpreh falënderimin për punën që gjyqtari Sejdiu ka bërë deri më sot në avancimin e gjyqësisë kushtetuese të Kosovës dhe i uron suksese të mëtutjeshme në karrierën e tij profesionale”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/