Ish kandidatja për deputete nga lista “Komuniteti i Bashkuar”, Adrijana Hoxhiq në një prononcim për Telegrafin ka treguar ngjarjen rreth kërcënimit që i është bërë nga një person i panjohur, i cili është prezantuar si zyrtar policor.
Hoxhiq tha se të dielën e kaluar mori një telefonatë nga ky person me pretekstin që është zyrtar policor dhe se i njëjti ishte duke ‘hetuar’ një rast ndaj saj.
Për këtë, ai i kishte thënë Hoxhiqit, se donte të takohej me të, në mënyrë që kjo punë mos të bëhej më e madhe.
Hoxhiq i kishte besuar këtij personi, pasi ishte prezantuar si zyrtar policor dhe kishte pranuar të takoheshin në një kafiteri në qendër të Prishtinës.
“Të dielën e kaluar, unë e kam marr një telefonatë nga një person i panjohur, i cili më është prezantuar që është zyrtar-polic, i cili po e heton një rast ndaj meje dhe ai ka kërkuar një takim. Pasi që ka qenë e diel, e kam ftuar menjëherë të vij në zyrën time të nesërmen në orën 09:00, pasi që unë atëherë do ta pres dhe do të bashkëpunoj e ta shohim se ku qëndron problemi. E kam pyetur se për çfarë bëhet fjalë, ai më tha që nuk mund të tregoj përmes telefonit dhe nuk ka dashur të prezantohet, por që është mirë mu taku ne jashtë zyrës sepse nëse takohemi në zyrë te unë do të bëhet punë e madhe. Unë kam pas të hënën gjithashtu një takim në Prishtinë dhe menjëherë pasi e kam kryer takimin, pasi ky person insistonte që të takohemi jashtë zyrës në Prishtinë me një kafiteri. Unë kam shkuar duke besuar që po e takoj një polic, një zyrtar dhe të shikoj se për çfarë bëhet fjalë”, ka thënë ajo.
Sipas saj, personi në fjalë gjatë bisedës nuk ka pasur shumë detaje rreth asaj çka pretendohej, dhe siç tha ajo, ai insistonte që të bënte një marrëveshje përndryshe “karriera ime do të dëmtohet shumë, dhe që unë politikisht do të jem e vdekur”.
“Ai nuk ka pasur shumë detaje lidhur për rastin të cilin ai e ka shpif, por insistonte që ne duhet të bëjmë marrëveshje, unë dhe ai, që patjetër duhet të bashkëpunoj me atë sepse përndryshe karriera ime do të dëmtohet shumë, që unë politikisht do të jem e vdekur dhe më mirë për mu është që mos me i ra pishmonit që me u ul dhe me mendu në atë drejtim, që me bo një marrëveshje jo zyrtare sepse ashtu unë mund të shpëtoj”, u shpreh Hixhiq.
Mirëpo, ajo i kishte thënë personit se “rruga e vetme për të cilën do të ndiqte ishte ajo ligjore dhe zyrtare”.
Por një gjë të tillë nuk kishte pranuar “zyrtari policor”, pasi siç tha ajo, ai i kishte thënë se “nuk është me rëndësi fare se a jam unë fajtore apo jo sepse dëmi i madh do të më bëhet pasi që ai po planifikon që të vij e të më nxjerri nga zyra me polici, në pranga dhe në prezencë të kamerave”, e cila gjë e kishte shqetësuar Hoxhiqin.
“Unë i kam thënë që jam e interesuar që vetëm me i përcjell procedurat të cilat janë ligjore dhe zyrtare. I kam treguar që nuk kam për çka të brengosem dhe që po i pres në zyrën time që ta shikojmë se çka është në pyetje që të bashkëpunojmë dhe ta shohim se çka është e vërteta. Ai më tha se nuk është me rëndësi fare se a jam unë fajtore apo jo sepse dëmi i madh do të më bëhet pasi që ai po planifikon që të vij e të më nxjerri nga zyra me polici, në pranga dhe në prezencë të kamerave. Kjo me të vërtetë mua më ka shqetësuar sepse e kam parë që është një kërcënim, kam besuar që ky me të vërtetë është një polic, ashtu kam menduar sepse ashtu dhe është prezantuar”, tha ajo.
Hoxhiq, në këtë mënyrë rrugën e vetme e kishte parë përmes raportimit të këtij rasti në Policinë e Kosovës.
“Kështu që në momentin e parë kam vendosur që rastin ta prezantoj dhe raportoj policisë, dhe në fund të fundit edhe nëse ekziston ndonjë rast kundër meje unë jam e interesuar që të bashkëpunoj dhe ta shikojmë se ku gjendet problemi”, tregoi Hoxhiq.
Ajo theksoi se policia është marrë me rastin dhe se ndjehet mirë që personi është arrestuar.
Hoxhiq tha se nga ky rast ka filluar të besoj në rend dhe ligjin në Kosovë, pasi siç u shpreh ajo policia ka reaguar shumë shpejt dhe në mënyrë profesionale.
“Prej momentit të parë që e kam raportuar rastin te policia, policia e ka udhëhequr këtë rast, unë kam bashkëpunuar maksimalisht ashtu si unë kam mundur të punoj dhe tani jam e gëzuar që ky person është i arrestuar dhe besoj që hetimet policia do t’i vazhdoj. Mua tani po më intereson se për çfarë arsye ka ndodhur ky kërcënim, nga kush është organizuar, pse është bërë gjithë kjo punë. Dua ta shfrytëzoj rastin që publikisht t’i falënderohem të gjithë atyre që kanë marr pjesë në këtë aksion. Mënyra e vetme për ta luftuar korrupsionin është vetëm ta raportoni. Tani tek unë po kthehet besimi në rend dhe në ligj në Kosovë, se shumë shpejt policia ka reaguar në mënyrë profesionale efikase dhe shpresoj që një gjë e tillë nuk do t’i përsëritet asnjë personi, jo ndonjë politikani, jo ndonjë zyrtari po asnjë personi, asnjë qytetari”.
E pyetur se a e ka njohur më parë këtë person ajo tha: “Për herë të parë e kam dëgjuar në telefon, takimi ka ndodhur ashtu siç e ka prezantuar ky person jashtë zyrës në qendër të Prishtinës, dhe të gjitha aktivitetet, takimi, bisedat janë bërë në koordinim me policinë”.
Hoxhiq gjithashtu ka bërë apel ndaj qytetarëve që rruga e vetme për të luftuar korrupsionin është raportimi në Policinë e Kosovës.
“Bëj apel të hapur tek të gjithë qytetarët që ta raportojnë korrupsionin, e vetmja mënyrë e luftimit të saj është bashkëpunimi i sinqertë me Policinë e Kosovës”, tha ndër të tjera Adrijana Hoxhiq.
Ndryshe, hetuesit e Policisë të hënën kanë arritur ta arrestojnë një person, i cili dyshohet se ka mashtruar dhe është prezantuar si hetues i krimeve ekonomike në Policinë e Kosovës ndaj ish-kandidates për deputete, Adrijana Hoxhiq dhe burrit të saj, duke iu kërkuar 30.000 euro. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje
Gazeta zvicerane citon Kurtin: Kosova të përgatitet për hakmarrje nga Serbia, s’është koha për bashkim me Shqipërinë
KFOR-i nuk e pohon as nuk e mohon nëse policët e Kosovës hynë në Serbi
Sekuestrohet një Lamborghini në Prizren, po e voziste një fëmijë 11-vjeçar
Parashikimi i motit për të premten, shi, borë dhe erëra të furishme
Hovenier: Sistemi i drejtësisë në Kosovë ende me dënime të buta
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
“Do më japësh një dy mijë lekësh të blej tost", babai i Martinit rrëfen mes lotësh bisedën e fundit me të birin
Pas urdhër-arrestit kundër tij, Netanyahu: Ditë e zezë për drejtësinë, nuk e njoh vendimin e gjykatës
"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë
Dërguti: Grupi i Osmanit në Guxo në bisedime për rikthimin në LDK, brenda dy ditësh dalin publikisht
Gjykimi i vëllezërve Vllasaliu në rastin e vrasjes së Bedri Rexhepit, dëgjohet biseda e përgjuar mes të pandehurve
Mes lotësh flasin për herë të parë prindërit e Martinit: Nuk duam hakmarrje