LAJMI I FUNDIT:

Aksident i çuditshëm në SHBA – vetura përfundon në çatinë e një shtëpie, por nuk mbeti askush i lënduar

Aksident i çuditshëm në SHBA – vetura përfundon në çatinë e një shtëpie, por nuk mbeti askush i lënduar

Dy adoleshentë në SHBA që u larguan nga një festë diplomimi fundjavën e kaluar e përplasën makinën e tyre drejt në çatinë e një shtëpie, duke zgjuar banorët e befasuar, thonë zyrtarët në Missouri.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, përplasja ndodhi herët në mëngjes të dielën në Eureka, një lagje periferike e Saint Louis.

As adoleshentët që gjendeshin brenda në makinë dhe as banorët e shtëpisë nuk pësuan lëndime në këtë përplasje të çuditshme, deklaruan autoritetet.


Fotografitë e publikuara në Facebook nga Rrethi për Mbrojtjen nga Zjarri, Eureka, tregojnë se gjysma e makinës ishte futur përpara në kulmin e shtëpisë.

Zyrtarët e quajtën atë si “thirrje shumë interesante emergjente”. /Telegrafi/