LAJMI I FUNDIT:

Pandemia COVID-19 i shkakton Gjermanisë dëm ekonomik prej 300 miliardë euro

Pandemia COVID-19 i shkakton Gjermanisë dëm ekonomik prej 300 miliardë euro

Ekonomia gjermane ka pësuar një dëm prej 300 miliardë euro si pasojë e krizës shëndetësore dhe ekonomike që ka shkaktuar pandemia COVID-19.

Kështu njofton Instituti gjerman i Ekonomisë (IW), e cila shton se pandemia ka shkaktuar dëme serioze ndaj ekonomisë së vendit.

Drejtori i IW-së, Michael Hüther në një vlerësim lidhur me çështjen tha se nëse nuk do të ishte pandemia, ekonomia gjermane do të vazhdonte rritjen e saj 10 vjeçare.


“Norma e vaksinimit në Gjermani është rritur. Ky është një sinjal se nuk duhet të merret lehtë për ekonominë. Por, sërish nuk duhet të përfshihemi në mendimin se kriza e COVID-19 nuk do të lë shenja. Ekonomia do të rritej në masë të madhe nëse nuk do të ishte COVID-19”, tha Hüther.

Ekonomia gjermane, në tremujorin e parë të këtij viti shënoi rënie me 1.7 për qind në krahasim me tremujorin e mëparshëm për shkak të ngadalësimit të konsumit privat nga kufizimet e gjata dhe më të rrepta të zbatuara me qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë.

Analistët presin që ekonomia gjermane të rikthehet në rritje pas pranverës. Ndërsa, qeveria këtë vit parashikon rritja do të jetë 3.5 për qind. /Telegrafi/