LAJMI I FUNDIT:

Thesare historike në vlerë prej 1.2 milion euro janë vjedhur në një kështjellë në Angli, pak ditë pas rihapjes së saj

Thesare historike në vlerë prej 1.2 milion euro janë vjedhur në një kështjellë në Angli, pak ditë pas rihapjes së saj

Thesare historike në vlerë prej më shumë se 1.2 milion euro janë vjedhur nga Kështjella Arundel, pak ditë pasi ajo u rihap për publikun.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, një zëdhënës i Kështjellës Arundel tha se artikujt kishin “rëndësi historike të paçmuar”.


Dhe siç bëhet e ditur më tej, kështjella u rihap për publikun vetëm të martën.

Ndërkohë thuhet se stafi u lajmërua për këtë në 22:30 të premten pasi u ndez një alarm vjedhjeje.

Policia arriti në vendngjarje brenda pak minutash, tha një zëdhënës i Policisë së Sussex, Angli.

Zëdhënësi tha: “Sende të ndryshme janë vjedhur me një domethënie të madhe historike”.

Policia po ekzaminon një veturë që u gjet e braktisur dhe në flakë në Barlavington aty pranë për të vërtetuar nëse ka lidhje me vjedhjen.

Një zëdhënës i administratorëve të Arundel tha: “Artikujt e vjedhur kanë vlerë të konsiderueshme monetare, por si objekte unike të koleksionit të Dukës së Norfolk kanë një rëndësi historike jashtëzakonisht më të madhe dhe të paçmuar”.

“Prandaj ne nxisim cilindo që ka informacion të paraqitet në polici për t’i ndihmuar ata në kthimin e këtyre thesareve atje ku e kanë vendin”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Vuçiq e vuan rezolutën e OKB-së për gjenocidin në Srebrenicë - ngushëllohet nga Marko Gjuriqi

Serbia
Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Miratohet rezoluta, OKB njeh gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Kur Vuçiq thoshte se

Kur Vuçiq thoshte se "për një serb të vrarë, do të vrasim njëqind myslimanë në Bosnje"

Serbia
Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Pas miratimit të rezolutës që njeh gjenocidin në Srebrenicë, Dodik thotë se serbët do të shkëputen nga Bosnja

Bosnja
Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Pas miratimit në OKB, Mali i Zi arsyeton votën pro njohjes së gjenocidit serb në Srebrenicë

Mali i Zi
“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

“Zbutet” Dodik, vjen me deklaratë ndryshe rreth propozimit të 'ndarjes paqësore' të Bosnje-Hercegovinës

Bosnja
Kalo në kategori