Të dielën ka Komuna e Vushtrrisë ka filluar që ta rrënoj objektin e ish-Gjykatës Komunale, por u pengua dhe u kritikua nga aktivistë të shoqërisë civile dhe nga opozita.
Nga Komuna kanë reaguar duke thënë se janë të interesuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit më të vjetër, por që ish-objekti i Gjykatës nuk përbënë një trashëgimi kulturore të periudhës komuniste që duhet ruajtur.
Nga komuna kanë dhënë arsyetime se pse duhet rrënuar objekti i ish-Gjykatës.
Reagimi i plotë i Komunës së Vushtrrisë:
Mbi objektin e ish Gjykatës në Vushtrri
Komuna e Vushtrrisë është tepër e interesuar për mbrojtjen e trashëgimisë kulturore të qytetit më të vjetër në Kosovë, por ish objekti i Gjykatës nuk përbënë një trashëgimi kulturore të periudhës komuniste që duhet ruajtur sepse:
1. QKRT në Mitrovicë, në vizitën e bërë në terren ish objektit të Gjykatës, gojarisht i kanë kumtuar zyrtarëve komunal që ky objekt nuk përbënë Trashëgiminë Kulturore. Zyrtarët komunal janë të gatshëm të dëshmojnë kudo në çdo kohë se ky ishte qëndrim zyrtar i QKRT Mitrovicë në vizitën në terren e mbi këtë vlerësim gojor, Komuna duke mos dashur të humb kohë të pres të njejtin vlerësim me shkrim, ka vepruar për rrënim të objektit. Tani MKRS me ndikim politik po tenton të ndërhynë në vlerësimet e QKRT Mitrovicë. Ne në proces gjyqësor do të kërkojmë deklaratë nën betim të QKRT Mitrovicë sepse ose atë ditë e kanë vënë në lajthitje institucionin e Komunës ose tani po ndryshojnë vendim sipas tekeve politike.
2. Objekti i ish Gjykatës në vlerësim të dy ekipeve të ekspertëve është konstatuar që nuk ka qëndrueshmëri e as stabilitet ndaj përbënë rrezik për jetën e qytetarëve. Nëse MKRS politikisht e fut në listë për vlerësim të mëvonshëm, duhet urgjent të siguroj buxhet për këtë objekt që të eliminoj rrezikun për qytetarët. Mbi këto vlerësime ekspertësh, KUVENDI I KOMUNËS, jo Kryetari ka marrë vendim për rrënim të objektit.
3. Kostot financiare për mirëmbajtje të këtij objekti janë të papërballueshme për Komunën e nuk janë paraparë as në Kornizë afatmesme buxhetore të MKRS.
4. MKRS nuk ka shfaq asnjë interesim për objektet e trashëgimisë kulturore në Vushtrri, duke ndarë 0 € buxhet për objektet si Ura e Vjetër e Gurit, Hamami i Qytetit, Shtëpia e Shaban Agës, Shtëpia e Zejnullah Begut etj. Pra pse kjo nguti e MKRS për ish objektin e Gjykatës.
5. Po të ishte objekt me qëndrueshmëri e i sigurtë, vet KGJK nuk do të shpenzonte mjete buxhetore e të ndërtonte një objekt të ri për Gjykatën në Vushtrri por do të vazhdonte punën në këtë objekt.
6. Për sa i takon ruajtjes së objekteve të ndërtuara në ish regjimin komunist si objekt trashëgiminë kulturore i asaj periudhe, për qytetin e Vushtrrisë vlerësojmë se mjafton të ruhet psh objekti i Postës sepse ka kosto 0 buxhetore si për MKRS ashtu edhe për Komunën, pastaj banesat e bardha ose edhe banesat e kuqe në qendër të qytetit e që të tri këto objekte janë ndërtuar në periudhën e komunizmit. Pra janë të sigurta, kanë kosto financiare më të ulët dhe përmbushin kriterin që ju intereson juve, trashëgimi e kohës së komunizmit.
7. Në këtë objekt të pa kujdesur nga askush, kryhen veprime të kundërligjshme nga përdorures drogash. Prandaj tash e tutje, MKRS bartë të gjitha përgjegjësitë materiale e penale si për veprimet e kundërligjshme aty ashtu edhe për dëmet ndaj qytetarëve.
8. Se MKRS po vepron politikisht mjafton fakti që Ju jeni interesuar për këtë objekt vetëm pasi Kuvendi ka nxjerrë vendim për rrënim, i cili vendim pastaj nga partia juaj është sjellur tek ju për vlerësim.
Për të gjitha këto arsye, Komuna e Vushtrrisë kërkon nga MKRS që të bashkëpunoj me Komunën e Vushtrrisë, të veproje me transparencë e mos veproj mbi baza të interesave partiake që tashmë janë publike, por të jetë në funksion të ruajtjes së trashëgimisë kulturore të Vushtrrisë duke ndarë buxhet për këtë qëllim. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
OBRM-PDUKM: Me LSDM-në sistemi shendetësor ishte në kaos total, kolapsi kulmoi në Onkologji
Zjarr në Durrës, gjashtë persona dërgohen në spital
LSDM: Kundërshtojmë propozimin për emërtimin e rrugëve në Tetovë, Mickoski le t’i reagojë Kasamit
Xhamia e shqiptarëve në Damask, Fevziu takon 77-vjeçarin që flet shqip
Nesër nis gjykimi, reagon vëllai i Liridona Ademajt
Shkoi në spital me të vjella, ndërron jetë 23-vjeçarja shqiptare në Itali
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Jo, vendi im është atje” – Lionel Messi ka konfirmuar se ku do të shkojë pas largimit nga Inter Miami
Trump nuk u bë brenda natës kripto miliarder
Xheneta Fetahu ngjall dyshime me vizitën në Shqipëri, a po bëhet pjesë e BBVA?
Rashford te Barcelona: Man United me transferim aspak të pritur nga katalunasit
Masivisht po shpërndahet një foto e televizionit kroat - duhet ta shihni se si e quajnë Erdoganin
Barcelona humbet një talent të madh të akademisë – pritet transferimi i tij në Arabinë Saudite