LAJMI I FUNDIT:

Lady Gaga u përdhunua dhe mbeti shtatzënë në moshën 19 vjeçare

Lady Gaga u përdhunua dhe mbeti shtatzënë në moshën 19 vjeçare
Lady Gaga (Foto: YouTube)

Superylli i pop-it, Lady Gaga, ka folur për dhimbjen e vazhdueshme dhe traumën e sulmit seksual si adoleshente, duke zbuluar se ajo pësoi një ‘pushim total psikotik’ pasi u la shtatzënë nga përdhunuesi.

Këngëtarja fituese e çmimeve ‘Grammy’ – emri i vërtetë Stefani Germanotta – kujtoi përvojën e saj tronditëse në një paraqitje emocionuese në episodin premierë të “The Me You Can’t See”, dokumentarit të krijuar nga Princi Harry dhe Oprah Winfrey që synon të trajtojë stigmën rreth shëndetit mendor.


Gaga po fliste nën lot ndërsa tregonte momentin kur një producent kërkoi që ajo të hiqte rrobat para se të kërcënonte në forma të tjera rreth muzikës.

Lady Gaga (Foto: YouTube)

“Unë isha 19 vjeç dhe po punoja në biznes dhe një producent më tha, ‘zhvishu’”.

“Dhe unë thashë jo. Unë u largova dhe ata më thanë se do të digjnin gjithë muzikën time. Dhe ata nuk u ndalën. Ata nuk ndaluan të më pyesnin, dhe pastaj unë thjesht ngriva dhe unë thjesht.. nuk mund ta kujtoj”.

Të gjitha lajmet nga Lady Gaga
Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Lady Gaga

“Ky sistem është kaq abuziv, aq është i rrezikshëm”.

“Së pari, ndjeva dhimbje të plotë, pastaj jam mpirë. Pastaj isha e sëmurë për javë të tëra”, shpjegoi ajo.

“Dhe e kuptova që ishte e njëjta dhimbje që ndjeja kur personi që më përdhunoi më la shtatzënë, në shtëpinë e prindërve të mi, sepse isha duke vjellë dhe sëmurë. Për shkak se isha keqtrajtuar, u bllokova larg në një studio për muaj të tërë”.

“Kam pasur një pushim total psikotik dhe për disa vjet, nuk isha e njëjta vajzë”, zbuloi ajo.

Gjatë asaj periudhe – rreth vitit 2018 deri në 2019 – ajo anuloi një varg datash koncerti në turneun e saj, ‘Joanne World’. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
E ngacmojnë se nuk

E ngacmojnë se nuk "di të lexojë", zbulohet problemi shëndetësor që kanë dy vëllezërit Veshaj

Magazina
Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Tifozët kuqezi duhet të jenë gati - tifozja bukuroshe kroate, Ivana Knoll do të jetë në ndeshjen Kroaci - Shqipëri

Magazina
Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Atletja më tërheqëse në botë u kualifikua në Lojërat Olimpike dhe zbuloi pagën e saj të mjerueshme

Magazina
Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Luiz Ejlli dhe Ghetto Geasy sjellin bashkëpunimin e shumëpritur “Ding Ding”

Magazina
Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Robert Berisha: Xhensila duhet ditë e natë t'i falënderohet Bes Kallakut për famën që ka, sepse ka qenë vajzë që s'e ka njohur askush

Magazina
Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Sopranoja Ermonela Jaho merr përgëzimet e Mbretit Charles, pas performancës në Shtëpinë e Operës Mbretërore

Magazina
Kalo në kategori