LAJMI I FUNDIT:

OVL e UÇK kërkon rritjen e pensionit të veteranëve të luftës

OVL e UÇK kërkon rritjen e pensionit të veteranëve të luftës

Kryetari në detyrë i OVL-UÇK, Faton Klinaku, ka kërkuar që në bazë të rritjes së pagës minimale të rritet edhe pensioni i veteranëve të luftës së UÇK-së.

Klinaku, përmes një postmi në Facebook, ka kërkuar nga partitë politike “t’i lënë populizmat e tyre  dhe mos t’i bëjnë çdo herë temë veteranët, të cilëve me ligjin 04/L – 261, që është i vetmi në fuqi, iu rritet pensioni krahas pagës minimale”.

“Populizmi i partive politike të pozitës dhe opozitës ka bërë që të hutohet opinioni publik se me rritjen e pagës minimale në Kosovë, a rritet edhe pensioni i veteranit të luftës së UÇK-së, që me ligjin bazik, i cili është i vetmi në fuqi, është jo më i vogël se paga minimale”, ka shkruar Klinaku.


Postimi i plotë i Klinakut:

“Populizmi i partive politike të pozitës dhe opozitës ka bërë që të hutohet opinioni publik se me rritjen e pagës minimale në Kosovë, a rritet edhe pensioni i veteranit të luftës së UÇK-së, që me ligjin bazik, i cili është i vetmi në fuqi, është jo më i vogël se paga minimale

Për shkak të interesimit të madh të medieve, më duhet të sqaroj shkurt:

Në ligjin për ndryshimin e ligjit bazik thuhet:

3.1. Deri ne kategorizimin përfundimtar të listës së Veteranit Luftëtar të UÇK-së, skema pensionale zbatohet siç është paraparë me ligjin bazik.

E ai kategorizim as që ka filluar qe 4 vite, për shkak se qeveritë nuk kanë dashur që ta bëjnë këtë.

Është interesant se VV atëherë e ka kundërshtuar ligjin nr.05/L-141 e i cili nuk është në fuqi dhe sot flet në emër të tij. E ka kundërshtuar edhe AAK që tani po heshtë dhe gjatë qeverisjes nuk ka filluar kategorizimin. E kanë miratuar PDK dhe LDK por duhet ta sqarojnë opinionin se ato ndryshime nuk janë në fuqi dhe vlen ligji bazik.

Prandaj, partitë politike t’i lënë populizmat e tyre  dhe mos t’i bëjnë çdo herë temë veteranët, të cilëve me ligjin 04/L – 261, që është i vetmi në fuqi, iu rritet pensioni krahas pagës minimale”, ka shkruar Klinaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Çfarë është Komisioni Presidencial për Drejtësi Tranzicionale, që pritet të themelohet së shpejti?

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Djegia e veturës në Ranillug, Prokurori: Dyshohet se motivi lidhet me mosmarrëveshje mes partive serbe

Lajme
Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Rama i jep para borxh Melonit, zbardhet transaksioni i 100 milionë lekëve për armatim

Lajme
Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Shqiptari 19-vjeçar zhduket në Londër në rrethana misterioze, Policia kërkon ndihmën e qytetarëve

Lajme
Kalo në kategori