LAJMI I FUNDIT:

Mehaj inspektoi njësinë e FSK-së në operacionin e deminimit në Seçishtë të Hani të Elezit

Mehaj inspektoi njësinë e FSK-së në operacionin e deminimit në Seçishtë të Hani të Elezit

Në vazhdën e vizitave në vend-operacionet e FSK-së, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj i shoqëruar nga zv-komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, kryetari komunës së Hanit të Elezit, Rufki Suma dhe  deputeti Mirsad Shkreta, inspektoi sot njësinë e Kompanisë së Deminimit të FSK-së e angazhuar në operacionin e deminimit në zonën e fshatit Seçishtë të Hanit të Elezit.

Me këtë rast, ministri Mehaj u prit nga komandanti i Regjimentit të Mbrojtjes Civile, nënkolonel Shpend Zogaj dhe përmes zv-komandantit të Kompanisë së Deminimit, kapiten  Beslir Hoxhaj u  njoftua me misionin, detyrat, strukturën organizative, personelin, pajisjet, trajnimet, si dhe ushtrimet dhe operacionet e përbashkëta vendore dhe ndërkombëtare.

Gjithashtu , ministri Mehaj u njoftua edhe me të arriturat e kompanisë si dhe shkallën e realizimit të operacionit, kushtet e operimit, kërkesat  si dhe sfidat e njësisë gjatë zhvillimit të aktiviteteve profesionale që ndërlidhen me deminim dhe asgjësimin e mjeteve të pashpërthyera dhe operacionit përkatës.


Nga ana  e tij, ministri Mehaj shprehu vlerësimin e lartë me përgëzimin për detyrën e shenjtë në shpëtimin e jetërave, rezultatet kulminante të arritura deri më tani, shkallën e lartë të profesionalizimit dhe shkathtësive të demonstruara të pjesëtarëve të kompanisë së deminimit.

Ai siguroi se në cilësi të Ministrit të Mbrojtjes do të ofroj të gjithë angazhimin, përkushtimin dhe mbështetjen maksimale për realizimin e suksesshëm të planit të njësisë në kuadër të operacioneve të tyre të deminimit dhe asgjësimit të mjeteve të pashpërthyera.

Ai në fund theksoi se, kompania e deminimit është aset i veçantë për sigurinë e vendit, por edhe potencial i madh për angazhim në operacionet e stabilitetit në misionet ndërkombëtare.

Operacionet e deminimit të FSK-së, përveç në fshatin Seçishtë, në të njëjtën periudhë janë duke u realizuar edhe në tri zona tjera si në Babaj Bokës të Gjakovës, Varosh dhe Parku i Lirisë së Ferizajit.

Që nga viti 2021, specialistët e deminimit dhe EOD-së së FSK-së kanë pastruar rreth 3.260.000 m2 dhe asgjësuar 9231 mjete eksplozive anembanë vendit, proces ky i cili planifikohet të përfundoj në vitin 2024.

Në fund të vizitës ministri Mehaj i shoqëruar nga kryetari Suma dhe  delegacionet e tyre vendosi buxhet me lule në kompleksin memorial në varrezat e dëshmoreve të Hanit të Elezit në fshatin Pustenik. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Detaje nga shpërthimi tragjik në Pejë, viktima dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një problem te pompa e derivateve

Detaje nga shpërthimi tragjik në Pejë, viktima dyshohet se kishte shkuar për të rregulluar një problem te pompa e derivateve

Kronika e Zezë
Nga LVV në LDK, deputetja Millaku ndërron edhe ulësen në Kuvend

Nga LVV në LDK, deputetja Millaku ndërron edhe ulësen në Kuvend

Lajme
Kusari Lila tha se do të dalin fotografi të zyrtarëve shtetëror në përurimin e shtëpisë së Radoiçiqit, Tahiri: E rëndësishme të shohim kush janë ata

Kusari Lila tha se do të dalin fotografi të zyrtarëve shtetëror në përurimin e shtëpisë së Radoiçiqit, Tahiri: E rëndësishme të shohim kush janë ata

Lajme
Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Mbi 160 mijë euro, 696 kilogramë mjaltë e 250 kilogramë fasule ia gjejnë në shtëpi – Policia arreston të dyshuarin në Ferizaj për kontrabandë e tregti të ndaluar

Kronika e Zezë
Haxhi Shala në Kosovë, viziton varrin e babait të tij

Haxhi Shala në Kosovë, viziton varrin e babait të tij

Lajme
Për herë të parë mbahet provimi për patent shoferë në veri të Mitrovicës

Për herë të parë mbahet provimi për patent shoferë në veri të Mitrovicës

Lajme
Kalo në kategori