LAJMI I FUNDIT:

Prokuroria Themelore në Pejë, ngrit aktakuzë ndaj personit juridik për dëmet e shkaktuara nga kanali i hidrocentraleve

Prokuroria Themelore në Pejë, ngrit aktakuzë ndaj personit juridik për dëmet e shkaktuara nga kanali i hidrocentraleve

Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Përgjithshme, ka ngritur aktakuzë, kundër personit juridik SH.P.K “Kelkos Energy” dhe personit përgjegjës të personit juridik, të pandehurit G.W., për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

Sipas një njoftimi për media, thuhet se personi juridik SH.P.K “Kelkos Energy” dhe personi përgjegjës i personit juridik, G.W., me datë 30 prill të vitit 2020, rreth orës 16:50, në Deçan, konkretisht në segmentin e rrugës Deçan- Plavë, si pasojë e  rrjedhjes së ujit nga kanali (tubacioni) të cilat administrohen dhe menaxhohen nga SH.P.K “Kelkos Energy” e si pasojë e rrjedhjes së vrullshme të ujit shembët në tërësi  dheu.

“Sipas aktakuzës, personi juridik SH.P.K ‘Kelkos Energy’ dhe personi përgjegjës i personit juridik, G.W., me datë 30 prill të vitit 2020, rreth orës 16:50, në Deçan, konkretisht në segmentin e rrugës Deçan- Plavë, si pasojë e  rrjedhjes së ujit nga kanali (tubacioni) i cili shërben për qarkullimin dhe mbledhjen e ujit dhe dërgimin e tij për furnizimin e hidrocentraleve, të cilat administrohen dhe menaxhohen nga SH.P.K ‘Kelkos Energy’ e si pasojë e rrjedhjes së vrullshme të ujit shembët në tërësi  dheu, ku shkakton dëme në rrugën e cila ishte përgatitur për asfaltim, në gjatësi prej tre kilometrave, duke i shkaktuar dëme materiale edhe punë kryesit  të rrugës, të dëmtuarës SH.P.K ‘Lika Trade’ “, thuhet në njoftim.


Siç thuhet tutje në njoftim, me këto veprime ekziston dyshimi i bazuar mirë se është kryer vepra penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”.

“Prokurori i shtetit i ka propozuar gjykatës kompetente, që i pandehuri G.W., dhe personi juridik SH.P.K ‘Kelkos Energy’ , të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit për veprën penale e cila ju vihet në barrë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)

Lajme
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale

Lajme
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen

Lajme
Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Tentim vrasje në Prishtinë, policia në kërkim të personit të dyshuar

Kronika e Zezë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”

Lajme
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë

Politikë
Kalo në kategori