LAJMI I FUNDIT:

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë mes një kamioni dhe dy veturave, lëndohen tre persona

Aksident në rrugën Prishtinë-Pejë mes një kamioni dhe dy veturave, lëndohen tre persona

Tre persona kanë marr lëndime trupore si pasojë e një aksidenti i cili ka ndodhur sot në mesditë në rrugën rajonale tek vendi i quajtur “Kroi i Mbretit”, Prishtinë-Pejë.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani.


Sipas tij, në aksident kanë marrë pjesë një kamion dhe dy vetura.

“Sot në mesditë, në rrugën rajonale tek vendi i quajtur Kroi i Mbretit, është raportuar për një aksident trafiku, ku janë përfshirë një mjet transportues kamion dhe dy vetura. Bazuar në informatat e para tre persona kanë pësuar lendime. Policia e Kosovës është duke u marrë  me rastin”, ka thënë Kelani. /Telegrafi/