LAJMI I FUNDIT:

Princi William merr dozën e parë të vaksinës anti-COVID

Princi William merr dozën e parë të vaksinës anti-COVID

Princi britanik William, i cili ishte i infektuar me COVID-19 vitin e kaluar, zbuloi të enjten se kishte marrë dozën e tij të parë të një vaksine anti-COVID.

William, 38 vjeç, nipi i Mbretëreshës Elizabeth dhe i dyti në radhë për fronin britanik, zbuloi në Twitter se kishte marrë dozën e parë të vaksinës në fillim të kësaj jave, së bashku me një fotografi të momentit kur ai mori injeksionin në Muzeun e Shkencës në Londër.

“Të martën mora dozën time të parë të vaksinës COVID-19”, tha ai. “Për të gjithë ata që punojnë në përhapjen e vaksinave – faleminderit për gjithçka që keni bërë dhe vazhdoni të bëni”, shkruan Reuters.


William u sëmur me coronavirus prillin e kaluar, në të njëjtën kohë me babanë e tij, trashëgimtari i fronit, Princi Charles, megjithëse e mbajti lajmin sekret deri në nëntor.

Raportimet e mediave thanë se ai nuk donte të alarmonte askënd dhe ishte i goditur mjaft keq nga virusi.

Anëtarët e tjerë të Familjes Mbretërore gjithashtu kanë zbuluar se ata kanë marrë dozat e tyre të vaksinës, përfshirë monarken 95-vjeçare dhe Princin Charles.

Mbretëresha tha se marrja e vaksinës ishte proces shumë i shpejtë dhe nuk shkakton dëme dhe ajo inkurajoi publikun të ndiqte shembullin, duke thënë se ata që ishin të kujdesshëm duhet të mendonin për të tjerët.

Britania e Madhe u ka dhënë dozën e parë të vaksinës gati 37 milionë njerëzve në një nga shpërndarjet më të shpejta në botë. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës

Magazina

"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK

Magazina
Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Diana reagon për herë të parë pas daljes nga BBVK, falënderon publikun ndërsa nuk e përmend fare Arionin!

Magazina
Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Atilla Kardesh rikthehet sonte në spektaklin Big Brother VIP Kosova?

Magazina

"Është budalla, e rrah gruaja", Olta Gixhari flet për Luizin dhe BBVA: Gjysma e publikut ishin me mua, me të s'kam folur as kur kemi bërë filmin bashkë

Magazina
Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Drenusha- Rovenës: Ti doje të kishe diçka me Atillën, edhe mund ta duash por ti nuk hyn në preferencat e tij

Magazina
Kalo në kategori