Seanca për prezantimin e Planit qeverisës është mbyllur sot pas dy ditë diskutimesh.
Kjo seancë kishte filluar të hënën, me kërkesën e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
Pasi nuk pati deputetë të cilët u shprehën të gatshëm për të diskutuar për planin, nënkryetarja e Kuvendit, Saranda Bogujevci ka mbyllur seancën.
“Nuk ka deputet tjerë të paraqitur, me këtë i mbyll punimet e seancës së jashtëzakonshme”, tha nënkryetarja Bogujevci.
Mospjesëmarrja e kryeministrit Albin Kurti në seancën ku është diskutuar programi i qeverisë për vitin 2021-2024, ka bërë që partitë opozitare të largohen nga seanca.
Shefi i Grupit Parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, tha se të hënën ishin dakorduar që kryeministri të vije në Kuvend rreth orës 12, e që mosardhja e tij në Kuvend bëri që ky grup parlamentar të largohet nga seanca.
“Ditën e hënë kur u pajtuam që kjo seancë të vazhdojë sot, u njoftuam se kryeministri do të jetë rreth orës 12 në Kuvend sepse do të kthehej nga vizita në Bruksel dhe për atë arsye u pajtuam. Sot pjesën e parë meqenëse ndoshta udhëtimi është vonuar, është lodh e kuptuam si mungesë të tij, por tash po na duket e paarsyeshme që ne me vazhdua me qëndrua në sallë edhe mos me pas personin që na ka ftuar në seancë të jashtëzakonshme. Kështu që, ne nuk po kemi me kë të debatojmë. Nëse z.Kurti kthehet në sallë ne do të kthehemi nëse ai nuk është këtu ne po vazhdojmë në zyrat tona në Kuvend derisa kryeministri Kurti të kthehet në sallë”, tha Gashi.
Ushtruesja e detyrës së Shefes së Grupit Parlamentar të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se përderisa në sallë ndodhet zëvendëskryeministri janë kushtet për të vazhduar seanca.
“Përderisa zëvendëskryeministri është këtu dhe përfaqësuesit e qeverisë mendoj se janë gjitha kushtet për të vazhduar seanca, ashtu siç është e paraparë”, ka thënë Kusari-Lila.
Edhe shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së Besnik Tahiri, tha se nuk ia vlen të vazhdohet ky debat në këtë formë.
“Nuk ia vlen të vazhdohet ky debat në këtë formë. Jo vetëm që mungon kryeministri Kurti, por edhe shumica e qeverisë”, tha ai./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëAksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Zhduket veterani i UÇK-së, Zylfi Tejeci, kërkohet ndihmë nga qytetarët
Tre të vdekur nga aksidenti në magjistralen Mitrovicë-Pejë
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Aksidenti me tre viktima në Çubrel të Skenderajt: Edhe pesë të lënduar, katër prej tyre zyrtarë policorë
Driloni: Banorët nuk më uruan fitoren, e di që më kanë inati
Kurti reagon pas aksidentit me tre të vdekur në rrugën Mitrovicë-Pejë
Publicisti serb: Beogradi duhet të përballet me realitetin për Kosovën, iluzion të pritet një ndryshim i politikës amerikane
Afati kalimtar i janarit: Transferimet minutë pas minute, emra të mëdhenj në bisedime
E quajti Ramush Haradinajn “gjeneral të vetëshpallur”, OVL-UÇK në Pejë i reagon Gërvallës