LAJMI I FUNDIT:

Prej 20 vitesh në burg, amerikanët planifikojnë lirimin e tre të burgosurve nga Guantanamo

Prej 20 vitesh në burg, amerikanët planifikojnë lirimin e tre të burgosurve nga Guantanamo

Administrata e presidentit amerikan Joe Biden, planifikon të lirojë tre të burgosur nga burgu i Guantanamo Bay, që atje qëndrojnë tash e 20 vite.

I burgosuri më i vjetër Saifullah Paracha, 73-vjeç nga Pakistani, është liruar me vendimin e menaxhmentit të burgut si dhe dy të burgosur tjerë, ka njoftuar avokati i Parachit, Shelby Sullivan Bennis, transmeton Telegrafi.


E dy të burgosurit e tjerë janë identifikuar si Abdul Rabani, 54-vjeç nga Pakistani dhe Utman Abdul Rahim Mohamedan Utman, 40-vjeç nga Jemeni.

Administrata e Bidenit ka njoftuar se planifikon të vazhdojë në drejtim të mbylljes së Guantanamos, e që këtë proces e kishte ngadalësuar ish-presidenti Donald Trump.

Avokati i Parachës, ka thënë se beson që klienti i tij do të kthehet në shtëpi gjatë këtyre muajve të ardhshëm. Kjo nuk do të thotë që lirimi i tij është momental, por është një hap i madh para se SHBA-të të zhvillojnë bisedimet me Pakistanin rreth rikthimit të tij në vendlindje.

”Në raport nuk janë dhënë detaje për vendimet që Parachi “nuk paraqet më rrezik për SHBA-të”, ka shtuar Sallivian-Bennis.

Nga Pentagoni nuk kanë dhënë komente lidhur me këtë çështje. E kur është fjala për Utmanin, për të në fillim besohej se ishte ndihmës i Osama bin Ladenit, por këto akuza kundër tij janë hedhur poshtë. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Dhjetë aeroportet më të pastra në botë - vetëm një është në Evropë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë
Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Vuçiq humb kontrollin gjatë konferencës, analisten amerikane Ivana Stradner e quan të çmendur

Serbia
E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

E tmerrshme, vrasësi futet në lokal dhe vret ish-miss Ekuadorin brenda një restoranti – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka

Amerika Latine
Kalo në kategori