LAJMI I FUNDIT:

Sistemi aktual i arsimit nuk i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të tregut të punës

Sistemi aktual i arsimit nuk  i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të tregut të punës

Komisioni për Mbikëqyrjen e Financave Publike dhe Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturë, Rini dhe Sport, kanë shqyrtuar raportin e auditimit të performancës “Efektiviteti i ndërlidhjes së arsimit dhe aftësimit profesional me nevojat e tregut të punës”.

Në raport thuhet se sistemi aktual i arsimit dhe aftësimit profesional nuk është në gjendje t’i përgjigjet nevojave dhe kërkesave të tregut të punës.


Aty theksohet se përkundër përpjekjeve për të ndërlidhur njohuritë dhe aftësitë profesionale me nevojat dhe kërkesat e vazhdueshme të tregut të punës, ky sistem është përcjellë me mangësi të shumta dhe kjo ka ndikuar që institucionet përgjegjëse të mos jenë të suksesshme bë arritjen e qëllimeve të synuara.

Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, tha se kanë synim ndërlidhjen e aftësimit profesional me tregun e punës, raporton Kp. “Synimi jonë ndërlidhja e aftësimit profesional me tregun e punës, ndërlidhja e programit me tregun e punës janë një nga synimet e punës tonë”, tha ajo.

Kryetari i komisionit për Arsim, Ardian Gola, tha se duhet të ketë një destigmatizim të profileve profesionale, pasi që tha se shumica e nxënësve drejtohen drejtë gjimnazeve dhe jo shkollave profesionale.

“Të orientohemi edhe në një destigmatizim të profileve profesionale. Krejt orientimi i shkollimit ka qenë nëpër gjimnaze”, tha ai.

Kryetarja e komisionit për mbikëqyrje të Financave Publike, Hykmete Bajrami, tha se arsimi mund të reformohet vetëm nëse është prioritet nacional dhe i kryeministrit.

“Arsimi nuk reformohet duke qenë prioritet i ministrit të arsimit, por duhet të jetë prioritet i kryeministrit duhet të jetë projekt nacional. Ne kemi me e përkrahë çdo reformë që dërgon drejt   ngritjes së cilësisë”, tha ajo.

Në trend Ekonomi

Më shumë
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!

Telegrafi Jobs
Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!

Viva Fresh Store
Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Osmani: MCC-ja po luan rol transformues, duke sjellë përfitime të rëndësishme për ekonominë e Kosovës

Ekonomi
A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

A jeni gati për mbrëmjen e Maturës?

Melodia Px
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!

Auto Mita
Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

Klinika Amerikane “Dr. Behar Kusari” për herë të parë sjellë në rajon trajtimin pa dhimbje me Laser të Hemorroideve, Fistulave dhe Sinuseve Pilonidalis

American Clinic
Kalo në kategori