LAJMI I FUNDIT:

Zyrtare: David Luiz largohet nga Arsenali

Zyrtare: David Luiz largohet nga Arsenali

Arsenali ka njoftuar se David Luiz do të largohet nga klubi në fund të këtij sezoni.

Mbrojtësi brazilian është jashtë kontratë në muajin qershor dhe është i lirë të largohet nga Emirates.

Klubi londinez njoftoi se nuk do t’i ofrojnë kontratë Luizit, derisa e kishin transferuar nga Chelsea para tre sezonesh.


Braziliani nuk kishte arritur të shfaq më të mirën te The Gunners, me çka edhe pasoi largimi i tij.

Rrugës për largim nga Arsenali do të jetë edhe Willian, që po ashtu nuk do të rinovojë kontratën.

Dyshja braziliane lidhen me një kalim në MLS, por Luiz mund të qëndrojë edhe më tej në Evropë. /Telegrafi/