LAJMI I FUNDIT:

Jep dorëheqje nënkryetarja e AAK-së, Magbule Sadri-Shkodra

Jep dorëheqje nënkryetarja e AAK-së, Magbule Sadri-Shkodra

Ish zëvendësministrja e Ministrisë së Zhvillimit Rajonal, Magbule Sadri – Shkodra ka dhënë dorëheqje nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Sadri – Shkodra ka thënë se lajmin për dorëheqje ia ka kumtuar kryetarit të AAK-së, Ramush Haradinaj, transmeton Telegrafi.

“E nderuara anëtarësi e AAK-së,Ju njoftoj se sot e kam informuar kryetarin Haradinaj se kam vendosur që të jap dorëheqje të pa revokueshme nga të gjitha përgjegjësitë si dhe nga vetë partia. Dëshiroj të falënderojë të gjithë qytetarët,kolegët/et dhe aktivistët/et e AAK-së për mbështetjen e tyre gjatë angazhimit tim në AAK”, ka thënë ajo përmes një postimi në Facebook.


Nënkryetarja e AAK-së: E pakuptimtë të flitet për zgjedhje pa e bërë reformën zgjedhore
Lexo po ashtu Nënkryetarja e AAK-së: E pakuptimtë të flitet për zgjedhje pa e bërë reformën zgjedhore

Tutje, ajo ka shkruar se “do të angazhohem për të mirën e qytetarëve dhe vendit sa herë që është nevoja”. /Telegrafi/