Rrahja në stacionin e autobusëve në Suharekë, caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të pandehurve
![Rrahja në stacionin e autobusëve në Suharekë, caktohet masa e paraburgimit ndaj dy të pandehurve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2019/12/gjykata-780x439.jpg)
Gjykata Themelore në Prizren, Dega në Suharekë ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 15.05.2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 15.06.2021, ndaj të pandehurve J.F.M., dhe M.E., për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprat penale: Lëndim i lehtë trupor nga neni 185 par. 1, dhe veprën penale Sulmi nga neni 184 par. 1 lidhur me nenin 31 të Kodit Penal të Kosovës.
Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurve J.F.M., dhe M.E., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se:
Të pandehurit J.F.M., dhe M.E., me datë 15 maj, në orët e pasdites tek stacioni i autobusëve në Suharekë, pas një fjalosje paraprake që kishin me shoferin e autobusit të një kompanie transportuese, të njëjtit për të mos e lejuar autobusin të niset, ishin shtrirë në rrugë para autobusit, me ç ’rast kishin ndërhyrë personeli i sigurimit të stacionit për t’i larguar ata, për çka edhe ka ardhur deri të një përleshje ku të pandehurit i kanë shkaktuar lëndime trupore të dëmtuarit – personel i sigurimit, kurse në të njëjtën kohë të pandehurit sulmojnë edhe një të dëmtuar tjetër – punëtor i sigurimit të stacionit duke e sulmuar të njëjtin.
Gjyqtari i procedurës ka vlerësuar se qëndrojnë arsyet për caktimin e paraburgimit, duke marrë parasysh faktin se edhe vet të pandehurit janë deklaruar se nuk kanë adresë të saktë të vendbanimit dhe vendqëndrimit në Kosovë, nuk kanë dokumente të identifikimit, andaj caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm për të mos penguar fazën hetimore, për të siguruar prezencën e të pandehurve në këtë fazë me qëllim zbardhjen e rastit.
Gjithashtu me rastin e caktimin të paraburgimit gjyqtari i procedurës ka marrë parasysh peshën e veprës penale, mënyrën dhe rrethanat në të cilat janë kryer veprat penale respektivisht ndjeshmërinë e rastit konkret pasi që të pandehurit në stacionin e autobusëve në Suharekë – në hapësirë publike ku frekuentojnë shumë qytetarë janë përleshur me të dëmtuarit e në këtë mënyrë kanë shkaktuar shqetësim tek qytetarët – të pandehurit me sjelljen e tyre agresive dhe sulmin ndaj personave të dëmtuar të cilët kanë qenë në vend të punës si pasojë e veprime antiligjore, rrezikshmërisë dhe mënyrës së kryerjes së veprave penale, kjo sjellje e të pandehurve e arsyeton dyshimin e bazuar se me qëndrimin e tyre në liri, mund të përsërisin vepra penale të natyrës së njëjtë apo të kryejna ndonjë vepër tjetër penale të natyrës edhe më të rëndë.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë![Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/Screenshot-2025-02-14-173247-e1739555941148-780x439.png)
Haradinaj reagon ndaj vendimit të OVL-UÇK-së: Dita e Pavarësisë nuk i takon vetëm veteranëve
![Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/numerimi-i-votavwe-e1739554363552-780x439.jpg)
Përfundon numërimi i votave për deputetë në pesë komuna, vazhdon në 29 të tjera
![Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/480151007_1399498498133746_6980425661509036658_n-e1739558241307-780x439.jpg)
Reagon ish-kryetarja e Kushtetueses,Caka: Nuk kam diskutuar me askënd për ndonjë funksion politik
![Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/07/patent-730x375-1-780x439.jpg)
Ambasada e Kosovës në Austri me një njoftim të rëndësishëm për konvertimin e patentë shoferëve
![Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/Bekim-Jashari-interviste-foto-Ridvan-Slivova-13-e1605279919923-780x439.jpg)
Bekim Jashari i reagon OVL-UÇK-së: Ka mijëra arsye për të festuar lirinë dhe pavarësinë, bojkoti nuk ndryshon rrjedhën e historisë
![Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/04/Erion-Veliaj-780x439.jpg)
Arrestimi i Veliajt me urdhër të SPAK, reagon delegacioni i BE në Tiranë
![104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/09/image2-380x233.jpeg)
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
![Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/Screenshot-2024-02-20-142648-380x233.png)
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
![Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/1a-1-380x233.jpg)
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
![Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/02/DSC00994-380x233.jpg)
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
![Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2023/07/foto-kryesore-per-tlgre-380x233.jpg)
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
![A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/ballkan-summit-380x233.jpg)
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
![Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/rsz_220250130_telegrafi_deals-380x233.png)
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
![Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/1-272-380x233.jpg)
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
![Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2024/12/20241218-Telegrafi-Deals-380x233.png)
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
![25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2020/11/1_optimized-380x233.png)
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
![Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/page-80-780x439.jpg)
Në momentin kur i afrohet Egli Tako - Gjesti largohet nga tavolina
![Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/collage-1-8-780x439.jpg)
Ish-shoku për Gjestin: Është mosmirënjohës, injorant i fëlliqur - për katër vjet ia kam paguar qeranë e i kam dhënë bukë
![Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/image-2025-02-13T181326.250-780x439.jpg)
Vrasja në Skenderaj, vëllai i viktimës: I kanë thanë zhveshu në mes lokalit, kanë deshtë me çnjerëzu, tani e kanë vra me 14 plumba
![“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/01/John-Bolton-780x439.jpg)
“Shkëmbim territoresh” – ish-këshilltari i Trumpit flet për rrezikun Kosovë-Serbi
![Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/231231231213231231-780x439-1.jpg)
Analiza e ekspertit amerikan për ndryshimet e Trumpit: Serbia do të bëjë përpjekje për territore në BeH dhe Kosovë
![Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim](https://telegrafi.com/wp-content/uploads/2025/02/foto-ilustruseee-780x439.jpg)
Plaçkitën 4 milionë euro në një bankë në Greqi, dy shtetas nga Kosova në kërkim