LAJMI I FUNDIT:

A ju pëlqen të flini në divan? Mendohuni edhe një herë…

A ju pëlqen të flini në divan? Mendohuni edhe një herë…

Katër arsye përse nuk do të duhej kurrë të flinit në divan

Të gjithë e dimë se ndodh kjo – ju vini në shtëpi pas një dite të lodhshme në punë, porosisni diçka për të ngrënë dhe shtriheni në divan me idenë që të shikoni një film ose serial… Dhe pastaj thjesht ju mbyllen qepallat e lodhura dhe kur zgjoheni nuk mund të shkoni në dhomën e gjumit.

Ndonjëherë zgjoheni në mes të natës dhe ju dhemb shpina. Por, prapë vazhdoni të flini gjumë në divan deri në mëngjes kur me siguri, thjesht nuk jeni ngopur me gjumë.


Të flesh në divan s’është e shëndetshme për disa arsye:

Kolltuku juaj është “i pistë”

Divani ka një aftësi të pabesueshme për të mbledhur shumë pluhur. Nuk është për t’u habitur, ne e përdorim atë çdo ditë, hedhim thërrime mbi të dhe thjesht sjellim të gjithë pluhurin nga vendet e tjera aty. Për më tepër, edhe mysafirët tanë ulen tek to.

Sigurisht, mund t’i pastroni rregullisht, por do të ishte e pamundur të hiqni qafe të gjitha mikrobet. Alergjenët, bakteret dhe sporet e mykut mund të shkaktojnë në mënyrë të pashmangshme reaksione alergjike.

Pozicioni i gjumit është i gabuar

Pavarësisht formës apo dizajnit, divanet janë krijuar për t’u ulur apo për të pushuar pak, jo për të fjetur.

Nëse flini aty për shumë gjatë, do të shihni se në pak kohë do ndjeni dhimbje shpine dhe do zgjoheni ëmë të lodhur.

Jeni më të ekspozuar ndaj shpërqendrimeve

Si rregull, një shtrat i këndshëm është zakonisht në afërsi të një televizori dhe ndodhet në dhomën e ndenjes.

Edhe drita më e vogël nga televizori mund të jetë arsyeja e lodhjes suaj të përgjithshme. Ju nuk e kuptoni, por jeni duke dëmtuar dhe një nga proceset më të rëndësishme të njerëzve, gjumin.

Kolltuku juaj është i parehatshëm

Nga jastëkët e vegjël, tek mbulesat apo materiali, të gjitha mund të jenë arsyeja pse po flini keq.

Liria juaj e lëvizjes gjithashtu do të kufizohet. Si pasojë, pikat tuaja të presionit nuk do të lirohen kur të jetë e nevojshme. Të nesërmen në mëngjes, do të keni dhimbje të tmerrshme të shpinës ose qafës. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Dy suplementet e njohura mund të zvogëlojnë rrezikun e një sëmundjeje autoimune deri në 30 për qind

Shëndetësi Lajme
Kalo në kategori