LAJMI I FUNDIT:

Izraeli falënderon Kosovën

Izraeli falënderon Kosovën

Drejtori i Departamentit për Euro-Azi në Ministrinë e Punëve të Jashtme të Izraelit, Yacov Livne, e ka falenderuar Kosovën për qëndrimin zyrtar të Ministrisë së Jashtme të Kosovës në lidhje me konfliktin e Izraelit me organizatën palestineze Hamas.

Livne, përmes një psotimi në Twitter, i është falënderuar Kosovës dhe e ka shpërndarë reagimin e Ministrisë së Jashtme të Kosovës, e cila nepërmjet një deklarate tha se Izraeli ka të drejtë ta mbrojë popullin e tij nga 2 mijë raketat e hedhura nga “Hamasi”.


“Si çdo shtet, Izraeli ka të drejtën dhe obligimin për të mbrojtur popullin e tij kundër 2,000 raketave të qëlluara mbi civilët vetëm nga Hamasi, i cili po mban peng civilët palestinezë në luftën e tij. Ne vajtojmë të gjitha viktimat. Ne kërkojmë që të përmbahemi, të ndalojmë dhunën dhe të kërkojmë zgjidhje paqësore”, thuhet në reagimin e MPJ. /Telegrafi/