Drejtori i Odës Ekonomike Amerikane në Kosovë, Arian Zeka thotë se kanë kërkuar nga Qeveria të bëhet kategorizimi i ndërmarrjeve sipas ndikimit që pandemia COVID-19 ka pasur në qarkullimin e tyre krahasuar me periudhën para shpërthimit të saj.
Zeka shton se përtej masave që duhet të ndërmarrë qeveria për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike ajo çfarë duhet të bëjë është nisma e hartimit të një strategjie nacionale të zhvillimit ekonomik.
“Për sa i përket hapave që duhet të ndërmarrë në këtë aspekt nga ana e qeverisë së re Oda Ekonomike Amerikane ka kërkuar që të bëhet kategorizimi i ndërmarrjeve sipas ndikimit që pandemia ka pasur në qarkullimin e tyre krahasuar me periudhën pata shpërthimit të pandemisë. Kemi propozuar që kategorizimi të bëhet ne katër grupe ndërmarrjet qarkullimi i të cilave është reduktuar për 20 për qind, në kategorinë e dytë ndërmarrjet qarkullimi i të cilave është reduktuar për 40 për qind dhe në kategorinë e tretë qarkullimi është reduktuar për 60 për qind dhe kategorinë e fundit që është reduktuar qarkullimi për 80 për qind”, tha Zeka.
Ai tha se në bazë të këtij kategorizimi do të bëhej edhe mbështetja për bizneset e cila deri më tani është bërë pa ndonjë planë të mirëfilltë.
“Në bazë të këtij kategorizimi nga ana e administratës tatimore do të dizajnoheshin edhe masat mbështetëse qofshin ato masa monetare pra po flasim për subvencionim ose mbështetje financiare që kanë qenë vendime ad-hoc të pamenduara mirë dhe që kanë bërë që një pjesë e ndërmarrjeve të përfitojnë më tepër sesa pjesa e ndërmarrjeve që janë goditur në një shkallë shumë më të madhe. Përtej masave që duhet të ndërmarrë qeveria për të mbështetur rimëkëmbjen ekonomike ajo çfarë duhet të bëjë është nisma e hartimit të një strategjie nacionale të zhvillimit ekonomik meqenëse e njëjta do të ishte i udhërrëfyes për shumë vendime dhe ligje të tjera të cilat qeveria synon që ti shtyjë përpara me qëllim që të shmangen vendimet e pastrukturuara që nuk lidhen me një dokument strategjik dhe të cilat jo domosdoshmërisht bazohen në potenciale zhvillimore të vendit”, shtoi ai për EkonomiaOnline.
Megjithatë, Zeka tha se Kosova ka hapësirë të madhe për rritjen e borxhit publik duke e ditur që është ndër shtetet e cila ka nivelin më të ulët të borxhit publik por hua marrjet e tilla duhet të përdorën vetëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik.
Mes tjerash ai shtoi se sa i përket periudhës së rimëkëmbjes ekonomike nëse arrihen parashikimet që Kosova të ketë rritje ekonomike prej 4 për qind, atëherë i bie që deri në fund të vitit 2022 dhe në muajt e parë të vitit 2023 do të ketë rimëkëmbje të plotë.
“Nëse hyrja në borxhe të tilla parasheh detyrime për gjeneratat e ardhshme atëherë duhet të ketë shumë kujdes në marrjen e vendimeve për sa i përket hyrjes në detyrime që të cilat rrisin borxhin publik të Kosovës. Gjithsesi ne kemi hapësirë të madhe për rritjen e borxhit publik duke e ditur që Kosova është ndër shtetet e cila ka nivelin më të ulët të borxhit publik por megjithatë hua marrjet e tilla duhet të përdorën vetëm për zhvillim të qëndrueshëm ekonomik pra duke mos lënë detyrime për gjeneratat e ardhshme efektet të cilat ata realisht i prekin kurdo që vije koha e kthimit e atyre detyrimeve”.
“Për sa i përket periudhës së rimëkëmbjes ekonomike nëse arrihen parashikimet që të kemi një rritje ekonomike prej 4 për qind këtë vit dhe duke e ditur që ndoshta rënia ekonomike gjate vitit të kaluar si pasojë e pandemisë ka qenë 7% atëherë i bie që deri në fund të vitit 2022 dhe në muajt e parë të vitit 2023 ne të kemi rimëkëmbje të plotë. Kjo gjithsesi nëse përmbushen parashikimet për rritje ekonomike prej 4 për qind gjatë këtij viti”, tha ai.
Sipas Zekës, jo vetëm aspektet e jashtme politike siç është dialogu me Serbinë por janë edhe çështjet e brendshme politike siç janë ndërrimet e shpeshta të qeverisë, ciklet e shpeshta zgjedhore të cilat janë faktor pengues qoftë për nxitjen e investimeve të brendshme ose edhe për tërheqjen e investimeve të jashtme.
“Jo vetëm aspektet e jashtme politike siç është dialogu me Serbinë por janë edhe çështjet e brendshme politike siç janë ndërrimet e shpeshta të qeverisë, ciklet e shpeshta zgjedhore të cilat janë faktor pengues qoftë për nxitjen e investimeve të brendshme ose edhe për tërheqjen e investimeve të jashtme. Ka një ndërlidhje direkte ndërmjet faktorit politik dhe stabilitetit politik dhe tërheqjen e investimeve të jashtme”.
“Ne tashme kemi përfunduar një cikël të zgjedhjeve dhe kemi një qeveri të re e cila së paku në aspektin e numrave duket që ka fuqi më të madhe dhe është koha të shtyjmë përpara reformën e mjedisit të të bërit biznes. Në dy tri vjetët ë fundit kanë ngecur reforma legjislativë. Kemi një sërë ligjesh tatimore të cilat presin aprovimin nga ana e kuvendit tash e dy tri vjet ligjin për themelimin e gjykatës komerciale që vazhdon të shtyhet dhe ai duhet të marrë aprovimin e Kuvendit”, përfundon ai. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKryetari i Odës së Hotelerisë dhe Turizmit, Sogojeva: Nuk ka pasur largime masive të punëtorëve pas heqjes së vizave
Si të eleminoni fryerjen e barkut me këtë produkt?
Fondi i Kursimeve Pensionale: 247.2 milionë euro kthimi bruto për 2024
"PASAPORTA MEET & GREET" me 18 janar ekskluzivisht në CINESTAR MEGAPLEX në Prishtina Mall
Spanja planifikon taksën qind për qind për shtëpitë e blera nga banorët që nuk janë shtetas të vendeve anëtare të BE-së
Zbritje deri në 70% në Central Park – Mos e humbisni!
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Rrëfimi tronditës i Bernardit, tregon se si fëmijë u dhunua nga një burrë: Pasi bëra grua e fëmijë, kuptova se isha homosekual
Familja e G Banit dërgojnë letër në BBVA, dhe dalin kundër veprimeve të djalit të tyre: I kërkojmë falje familjarëve të Gjestit
SHBA i jep dritën e gjelbër FSK-së për blerjen e helikopterëve
Publikohen pamjet e protestës për Gjestin para Top Channel, të pranishëm edhe Policia e Shtetit
Amber çohet dhe kërkon të largohet në mes të spektaklit nga BBVA: Nëse Gjesti është shembulli, unë po iki që tani
U vlerësuan si "plehra", por tani janë të pazëvendësueshëm për ukrainasit: Transportuesi legjendar i luftës në Vietnam, në një zenit të ri