LAJMI I FUNDIT:

QKMF-ja në Ferizaj: Vaksinimi po bëhet sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit dhe duke i respektuar masat antiCOVID

QKMF-ja në Ferizaj: Vaksinimi po bëhet sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit dhe duke i respektuar masat antiCOVID

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj përmes një njoftimi ka bërë të ditur se procesi i vaksinimit atje është duke u bërë sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit.

Nga kjo Qendër po ashtu kanë thënë se janë duke u respektuar masat antiCOVID.

“Procesi i vaksinimit kundër COVID-19 në QKMF po vazhdon edhe sot, sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit dhe duke i respektuar masat anti-covid”, thuhet në njoftim.


Sipas njoftimit, vetëm sot nga ora 08:00 deri në ora 11:30 janë vaksinuar 297 persona, ndërsa dje gjatë tërë ditës dhe sot janë vaksinuar gjithsejtë 800 persona.

“Në mesin e të vaksinuarve gjatë këtyre dy ditëve janë edhe 100 punëtorë shëndetësorë.  Numri i përgjithshëm i vaksinave me të cilat është furnizuar QKMF në Ferizaj nga data 12 maj është gjithsejtë 1030. Aktualisht janë duke u vaksinuar qytetarët e grup-moshave mbi 65 vjeç”, thuhet në njoftim.

Tollovi në qendrën e vaksinimit në Ferizaj, reagon Gecaj
Lexo po ashtu Tollovi në qendrën e vaksinimit në Ferizaj, reagon Gecaj

Ndryshe, më herët anëtari i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-në, Bajram Gecaj ka publikuar një fotografi nga Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare në Ferizaj ku shihet numër i madh i të moshuarve duke pritur për tu vaksinuar.

Pamjet e publikuara nga QKMF-ja, duket se kjo tollovi është menaxhuar. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Presidentja Osmani ia falë një të burgosure pjesën e mbetur të dënimit

Drejtësi
Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Zvicra do t'i dhurojë Prishtinës kamionë për mbledhjen e mbeturinave

Lajme
Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Çollaku: Protestat mund të përhapën edhe në vendet që kufizohen me Serbinë

Lajme
Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Rrahu brutalisht një burrë në prani të fëmijës, kosovari dënohet me 42 muaj burgim dhe 8 vjet dëbim nga Zvicra

Lajme
Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Ndërron jetë ish-kryetari i Pejës dhe avokati i njohur Ferid Gjikolli

Lajme
Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Durrës, shpëtohen katër fëmijë të bllokuar te furgoni shkollës, 40 banesa të përmbytura

Lajme
Kalo në kategori