LAJMI I FUNDIT:

Bardhi: 37 mijë persona janë vaksinuar në Kosovë, shpresojmë se tollovitë si dje në Qendër të Vaksinimit të mos përsëriten

Bardhi: 37 mijë persona janë vaksinuar në Kosovë, shpresojmë se tollovitë si dje në Qendër të Vaksinimit të mos përsëriten

Koordinatori i Qendrës së Vaksinimit në Prishtinë, Niman Bardhi gjatë konferencës për medie ka thënë se shpreson dhe beson se tollovia si ajo e djeshmja në Qendrën e Vaksinimit “1 Tetori” nuk do të përsëritet më.

Bardhi bëri të ditur se deri më tani në nivel vendi janë vaksinuar 37 mijë persona.


“Deri në këto momente në të gjitha qendrat e vaksinimit në Kosovë janë vaksinuar 2 mijë e 100, ndërsa nga dita e parë janë vaksinuar 37 mijë të vaksinuar në nivel vendi”, tha Bardhi.

I pyetur për tollovinë e djeshme para “1 Tetorit”, ai tha se është me rëndësi që të vazhdohet me procesin e vaksinimit, ndërkaq shtoi se shpreson dhe beson se raste të tilla nuk do të përsëriten më.

“Gjëra që ndodhën, ndodhën. Shpresojmë dhe shumë besojmë që gjërat e tilla nuk do të përsëriten. Me rëndësi është që ne të vazhdojmë me procesin e vaksinimit. Të gjithë ata që nuk janë thirrur për tu konfirmuar nuk vaksinohen në sallën “1 Tetori”. Jemi duke vaksinuar me AstraZeneca”, tha ai.

Tutje, Bardhi sqaroi se në palestrën sportive “1 Tetori”, do të vaksinohen të gjithë ata që janë telefonuar nga Qendra Operative Emergjente.

“Jemi duke vazhduar me vaksinimin e të moshuarve mbi 65 vjeç, ku deri në këto momente kemi vaksinuar 165 persona, me vaksinën AstraZeneca, gjithmonë me prioritet të gjithë ata që janë kontaktuar nga Qendra Operative Emergjente për ata persona që kanë aplikuar online”, u shpreh ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

​Bombardimi i konsullatës në Ukrainë, Qeveria shqiptare interesohet për provat

Lajme
E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

E refuzuan Abdixhiku e Haradinaj, deklarohet Kurti: Mendova se është më së miri të takohemi të gjithë së bashku

Politikë
Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Gara për Parlamentin Evropian, Emma Bonino mbështet fuqishëm kandidatin shqiptar, Muharrem Salihu

Lajme
Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Ramadani “dekonspiron” regjisorin serb: Po mundohet ta përgatisë opinionin perëndimor për planet serbe ndaj Kosovës

Siguri
Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Ushtria shqiptare po ringrihet, 1.8 mld euro për transformim

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Kalo në kategori