LAJMI I FUNDIT:

Lulja zemërpikon me bukuri të mahnitshme, është e pashkatërrueshme

Lulja zemërpikon me bukuri të mahnitshme, është e pashkatërrueshme

Lulëzon deri në fund të vjeshtës, gjithashtu mund të kultivohet edhe në ballkon!

Këtë lule mund ta gjeni në ngjyrë të kuqe, vjollcë, rozë dhe të bardhë.

Dicentra spectabilis është emri zyrtar i lules, ka prejardhje nga fjala greke decentra, që do të thotë dy mamuze, pra speciatibilis do të thotë e denjë për vëmendje.


Anglezët këtë lule e quajnë edhe Bleeding Heart, që do të thotë zemra e cila pikon gjak, transmeton Telegrafi.

Lulja zemërpikon lulëzon në muajin prill. Pjesa e lules e cila ndodhet mbi dhé mund të qëndrojë edhe deri në vjeshtë, ndërsa gjatë dimrit kjo pjesë e lules zhduket, andaj nuk do të dini se ku e keni mbjellë, mirëpo atë pjesë mos e shënoni.

Lulja e do vendin ku ka diell, por rritet edhe në gjysmëhije. Mbilleni në dhe të rrallë dhe ujiteni rregullisht, por të mos qëndrojë gjatë në dhé të lagësht.

Lulja zemërpikon e përballon diellin, por nuk e përballon lagështinë e madhe. Mbillet me fara ose fidanë. /Telegrafi/