LAJMI I FUNDIT:

Zemaj: Ka dyshime për fshehjen e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve me COVID-19

Zemaj: Ka dyshime për fshehjen e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve me COVID-19

Ish ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ka marrë informacione të cilat hedhin dyshime në fshehjen e numrit të vdekurve dhe infektuarve me COVID-19.

“Kam marrë disa informacione që janë shqetësuese të cilat hedhin dyshime edhe në fshehjen e numrit të vdekjeve dhe të infektuarve. Kjo është skandaloze, nëse evidentohet si e tillë. Kam kërkuar që këto informacione zyrtare të përcillen përmes shtabeve emergjente. Sot kam komunikuar me disa zyrtarë të komunave dhe familjarët e tyre kanë adresuar që X personi ka qenë i infektuar me COVID-19 dhe ka rezultuar si i vdekur dhe nuk është i pasqyruar në statistikat e dhëna”, tha Zemaj.

“Këtë po e përmendi sepse Kosova gjatë gjithë kësaj kohe në menaxhimin e vështirë që e kemi pasë, kemi qenë 2 3 adresime të suksesit që i kemi pas dhe që na kanë bërë të dallojmë prej vendeve tjera”, është shprehur Zemaj në Klan Kosova.


Ai ka thënë që tollovia që është krijuar sot tek qendra “1 Tetori”, nuk do të kishte ndodhur nëse nuk do të ishte injoruar situata.

“Kjo është një neglizhencë e tepruar, e skajshme edhe në aspektin fizik por edhe në aspektin human. Është treguar që nuk është në fokus menaxhimi i pandemisë dhe ardhja dhe përcjellja e vaksinave ka ngritur më shumë dilema në ruajtjen e shëndetit, sesa në rritjen e efikasitetit të vaksinimit. Kjo është vetëm faza e parë, pasi është doza e parë që e marrin qoftë personeli shëndetësor  ose qytetarët sipas kategorisë së moshave”.

“Nëse do kishte mbikëqyrje strikte dhe do të ishte bërë përgatitja sipas planit të imunizimit, atëherë nuk do të ndodhnin këto skena. Nuk janë marrë me përgatitjen dhe shtrirjen e shpërndarjes së vaksinimit. Kjo është esenca e mospërfilljes as të protokollit për vaksinim dhe as të planit të imunizimit. Kjo nuk do të ndodhte fare edhe në objektin e sallës “1 Tetori” po të kishte vigjilencë dhe seriozitet në trajtimin edhe hapësirave që ofron salla, atëherë nuk do të ndodhte ky grumbullim”, u shpreh ai.

Në trend Lajme

Më shumë
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Kalo në kategori