LAJMI I FUNDIT:

Policia nuk mund t’a besonte atë se çfarë kishte vendosur ky njeri mbi veturën e tij

Policia nuk mund t’a besonte atë se çfarë kishte vendosur ky njeri mbi veturën e tij

Policia ndaloi një Ford që kishte një ngarkesë të paligjshme në çati.

Patrulla e policisë mbeti e habitur pasi morën një telefonatë për një rast të habitshëm, se një veturë Ford po mbarte diçka të ‘çuditshme’ mbi çatinë e saj.

Ata shpejt dërguan një patrullë dhe ndaluan Fokusin pranë Trnavës, rreth pesëdhjetë kilometra në veri të Bratislavës, transmeton Telegrafi.


Gjenerata e parë kompakte e Fordit kishte një ngarkesë të madhe në çati, e cila tejkaloi 50 kg të lejuara. Për të mos përmendur vëllimin dhe mënyrën e fiksimit.

Gjegjësisht, shoferi vendosi një makinë tjetër në çatinë e Ford. Besoni apo jo, Fordi po transportonte një Peugeot 206 CC në çatinë e tij.

Sipas raportit zyrtar, ishin pesë persona në veturë, dhe shoferi u gjobit me heqjen e patentë shoferit. Pronari tha se Peugeot sapo ishte blerë dhe dërguar në shtëpi, dhe ai nuk kishte justifikime për gjendjen e dobët të Ford për sa i përket korrozionit, pasqyrave të fiksuara me shirit ngjitës, etj. Prandaj nuk është për t’u habitur që Ford u mor nga shërbimi dhe licenca e tij u hoq. /Telegrafi/