Shteti i Kosovës po planifikojë ta padis Serbinë për gjenocid për krimet e kryera gjatë luftës së fundit në Kosovë. Kështu të paktën po deklarojnë kryeministri Albin Kurti, dhe presidentja Vjosa Osmani.
Por, Bekim Blakaj, nga Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë, tha se aktualisht Kosova nuk do të mund ta bëjë padinë për gjenocid ndaj Serbisë.
“Duke analizuar përvojën e vendeve tjera, sidomos të atyre nga ish-Jugosllavia për padi për gjenocid, kam frikë që Kosova në këto momente nuk mund të bëjë padi në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, sepse nuk ka një ulëse në OKB. Ka mundësi të tjera. Tash së voni është përmendur një shtet mund ta bëj këtë në emër të Kosovës. Nuk e di se a do ta bëj Shqipëria këtë. Është e vështirë që në një proces gjyqësor i cili ka zgjatur 12 apo 13 vjet të dëshmohet gjenocidi”, tha Blakaj për Klan Kosova.
Blakaj se gjenocidi do të jetë i vështirë të dëshmohet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë.
Sipas tij nuk ka ende ndonjë informacion nëse institucionet e Kosovës kanë nisur të mbledhin informacione lidhur me krimet serbe në Kosovë.
Ai theksoi se provat duhet të jenë të dëshmueshme para gjykatës.
“Krimet që kanë ndodhur në Kosovë janë të tmerrshme, ka elemente të gjenocidit gjithandej, por kjo do të jetë e vështirë të dëshmohet para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë. Padia për gjenocid është përmendur edhe nga përfaqësuesit e tjerë, nga presidenti Thaçi dhe të tjerët. Kjo zakonisht është përmendur para zgjedhjeve apo fushatave zgjedhore”.
“Unë nuk kam ndonjë informacion që ndonjë institucion ka filluar të mbledh prova për të dëshmuar gjenocidin. Kjo deklaratë ishte disi si e pamatur. Nuk mund ta ftojmë gjykatën dhe ti themi eja dhe shiko se çka ka ndodhur në Poklek. Sepse krimet makabre kanë ndodhur edhe në Poklek, por edhe në shumë pjesë të tjera, ku kanë pësuar fëmijët. Por, këto nuk janë prova para gjykatës”, tha Blakaj.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Demokracia në Veprim: Gjysma e parë e fushatës – me shumë aktivitete por me gjuhë nxitëse dhe të urrejtjes nga partitë politike
Zgjedhjet e 9 shkurtit – fushata e subjekteve politike e shoqëruar me akuza, gjoba dhe gjuhë të urrejtjes
PTHP me hetim ndaj një 55 vjeçari për posedim dhe tregtim të paautorizuar të armëve
FSK bën pranimin e Poligonit të Qitjes nga Komanda e Forcave Amerikane për Evropë (EUCOM)
Bislimi: Gjatë periudhës 2021-2023, Kosova ka përfituar 8.7 milionë euro nga pjesëmarrja në programet e Bashkimit Evropian
Murati: Ripërcaktimi i kufijve, zgjidhja e vetme për një Kosovë funksionale
Banesat kolektive në veri të ndërtuara nga Serbia, do të legalizohen
Zhduket një vajzë në Prishtinë
Serbët në veri të Mitrovicës thërrasin “Vuçiqi në burg”
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova