Rrëfimi i pulmologut: Në koridoret e klinikës kemi qarë bashkë me kolegët për shkak të ngarkesës së madhe
Shumë mjekë nëpër botë gjatë kohës së pandemisë kanë shpërndarë foto e video ku shihen të lodhur e duke qarë për shkak të ngarkesës së madhe nga kujdesi i mijëra pacientëve me COVID-19.
Ngarkesa e madhe “i ka thyer” edhe mantelbardhët në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por ndryshe nga stafi shëndetësor nëpër botë, personeli shëndetësor në Pulmologji nuk kanë dashur të tregojnë këtë pjesë të tyre tek qytetarët. andaj asnjëri prej tyre nuk ka nxjerr fotografi apo video duke qarë.
Shumë mjekë nëpër botë gjatë kohës së pandemisë kanë shpërndarë foto e video ku shihen të lodhur e duke qarë për shkak të ngarkesës së madhe nga kujdesi i mijëra pacientëve me COVID-19.
Ngarkesa e madhe “i ka thyer” edhe mantelbardhët në Klinikën e Pulmologjisë në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, por ndryshe nga stafi shëndetësor nëpër botë, personeli shëndetësor në Pulmologji nuk kanë dashur të tregojnë këtë pjesë të tyre tek qytetarët andaj asnjëri prej tyre nuk ka nxjerr fotografi apo video duke qarë.
Por, sonte për herë të parë një gjë e tillë u përmend të emisionin #KALLXOPërnime nga pulmologu Shpëtim Thaçi.
“Ka pas situata kur jemi ndjerë jashtëzakonisht të lodhur dhe në situate kur e kemi gjetur vetën në mesin e koridorit duke qajt pa e kuptuar që je duke qarë për shkak të ngarkesës së madhe”, rrëfeu ai.“Unë e them me plot përgjegjësi se unë kam pa koleg të mij në mesin e koridoreve duke qarë, tani ne nuk kemi nevoj të bëjmë shoë dhe të bëjmë fotografi por sinqerisht jo vetëm mjek edhe infermier dhe plot staf tjetër”, tregon tutje pulmologu Thaçi.
Ai ka treguar momentin e tij më të rëndë gjatë periudhës ku fluksi i pacientëve me COVID-19 ka qenë shumë i lartë.
“Ka qenë përballje me një pacient i cili ka qenë i shtrirë në klinikë së bashku me prindin e tij i cili fatkeqësisht në moshën 42 vjeçare ndërron jetë si pasojë e një tromboembolie pulmonare, një komplikim akut, i cili njihet tek ky infeksioni, i cili jep komplikime jashtëzakonisht të larta”, rrëfen pulmologu.
“Përkundër asaj prindi, i cili ishte i shtrir në një dhomë tjetër kishte shpëtuar. Prindi ka qenë 82 vjeçar. Ka qenë një nga situatat më të rënda të përjetimit gjatë kësaj periudhe. Jo nuk e kam takuar më asnjëherë prindin”, vazhdon rrëfimin.
Përveç tjerash ai rrëfen edhe momentin e parë me pacientin cili ishte shtrirë në Pulmologji për trajtim, Thaçi thotë se më 22 mars të vitit të kaluar në klinikë ishte shtrirë pacienti me COVID-19, mirëpo ai thotë se nuk ka qenë njëri ndër rastet më të rënda.
“Klinika e Pulmologjisë në muajt korrik – gusht ka qenë një klinikë ku ke mundur të ndëgjosh vetëm zhurmën e oksigjenit dhe asgjë tjetër, të cilën e merrnin pacientët”, tregon pulmologu për periudhën kur fluksi i pacientëve me coronavirus ka qenë i lartë dhe klinika është mbingarkuar dhe brenda ditës vizitat ambulantore kanë arritur mbi 160 vizita këtu duke shtuar dhe kujdesin që është dashur të bëhet për 101 pacientët e shtrirë në këtë klinikë.
Ai thotë se këtë periudhë e kanë kaluar jashtëzakonisht rëndë.
“Ka qenë periudha ku ne kemi kujdestaruar çdo të tretët ditë që nënkupton nëse unë sot jam kujdestar të nesërmen shkoj dhe pushoj tek shëpia, të pasnesërmen më është dashur prap të dal në kujdestari (24 orë)”, vazhdon tutje rrëfimin.
Sa i përketë përcaktimit të kujdestarisë për 12 orë Thaçi thotë se këtë gjë e përcakton menaxhmenti i Shërbimit Spitalor Klinik Universitar i Kosovës.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëDroni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Më të lexuarat
Sancho mund të largohet nga Chelsea, por jo nga Anglia – atë e do me ngulm rivali i tyre
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”
Ish-deputetët e LVV-së kritikojnë kryeministrin Kurti për mungesën e fokusit në bashkimin kombëtar
"Kam 90 për qind gjasa që s'do mbijetoj", zbardhet biseda telefonike që Diana realizoi me babanë e saj para se të largohej nga BBVK
Publikohen pamjet tronditëse të momenteve të fundit të Liam Payne sa ishte gjallë - stafi i hotelit kryen lëvizje të çuditshme dhe ka mospërputhje të kohës
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë