LAJMI I FUNDIT:

Mustafa: Programi qeverisës ka shumë pikëpyetje, për katër vite do t’i shtojnë 1.7 miliard euro borxhe

Mustafa: Programi qeverisës ka shumë pikëpyetje, për katër vite do t’i shtojnë 1.7 miliard euro borxhe

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Besian Mustafa, ka komentuar programin qeverisës të Qeverisë Kurti, i cili është publikuar ditën e martë.

Mustafa ka thënë se në programin qeverisës të Qeverisë Kurti kanë gjetur shumë fjalë por pak gjëra konkrete, transmeton Telegrafi.

“Kanë mungesë të masave konkrete ose të një rrugëtimi se si do të arrijnë t’i realizojnë objektivat që i kanë premtuar dhe që i kanë reflektuar në program. Flitet për Fondin Sovran, nuk tregon se çka do të bëjë më pasurinë strategjike, se si do të përfitojnë qytetarët, ka shumë pikëpyetje. Po ashtu, edhe Agjencia Zhvillimore nuk tregon se si do të bëjë zhvillimin ekonomik për dallim nga agjencitë tjera”, ka potencuar Mustafa në Debat Plus të RTV Dukagjinit.


Deputeti i LDK-së, madje tha se Qeveria Kurti synon t’i realizojë të gjithë këto me borxh.

“Qeveria në 4 vitet e ardhshme synon t’i realizojë këto me borxhe. Kanë premtuar aq shumë sa që nuk mund t’i financojnë me buxhetin e shtetit. Për katër vite do të shtojnë 1.7 miliard borxhe”, ka pohuar ai.

Mustafa shtoi tutje Qeveria Kurti ka ulur pensionet në krahasim me Qeverinë e kaluar, të udhëhequr nga LDK. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Zbulohen prapaskenat e dhunës në takimin e Edi Ramës me diasporën në Londër

Lajme
Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Ngjarja e rëndë në shkollë, flet për herë të parë 14-vjeçari Luis Meçe: Më gjuajti me thikë gjashtë herë

Lajme
Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Targat RKS, banorët e Leposaviqit përballen me vonesa për vazhdimin e regjistrimit të automjeteve

Lajme
Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Qendrat e emigrantëve bosh prej javësh, policia italiane dhe punonjësit socialë largohen nga Shqipëria - The Guardian sjell detajet

Lajme
Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Ura që lidh Ulqinin me Velipojën do të ndërtohet edhe me qeverinë e re malazeze

Lajme
Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Policia arreston tre persona te Manastiri i Deçanit, në targa u shkruante “Kosova është Serbi”

Lajme
Kalo në kategori