LAJMI I FUNDIT:

Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë, të përfshirë në rast dhëndri dhe miku

Gjuajtja me armë zjarri në Prishtinë, të përfshirë në rast dhëndri dhe miku

Gjuajtje me armë zjarri ka pasur sot në një lokal në Prishtinë, ku i plagosur ka mbetur një person.

Telegrafi mëson se personat e përfshirë në këtë rast janë në lidhje familjare dhëndër-mik.


Ndërkaq, nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se rasti ka ndodhur rreth orës 18:30.

“Rreth orës 18:30 është raportuar për një gjuajtje me armë zjarri në rrugën ‘Isa Kastrati’ në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet lidhur me rrethanat që karakterizojnë rastin. Bazuar në të dhënat fillestare, një person është plagosur nga arma e zjarrit”, ka thënë zëdhënësja e Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.

Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person
Lexo po ashtu Gjuajtje me armë zjarri në Prishtinë, plagoset një person

Ahmeti për Telegrafin tha se personi i plagosur është dërguar në QKUK për trajtimin e nevojshëm mjekësor.

“Policia ka identifikuar një person të dyshuar lidhur me rastin në fjalë dhe i njëjti është në kërkim”, deklaroi Ahmeti. /Telegrafi/