LAJMI I FUNDIT:

Osmani emëron tetë anëtarë të KQZ-së, kurse për dy tjerë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

Osmani emëron tetë anëtarë të KQZ-së, kurse për dy tjerë i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu (Foto: Ridvan Slivoa/Telegrafi)

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani sot, në pajtim me kompetencat kushtetuese dhe ligjore, ka emëruar tetë anëtarë të KQZ-së.

Këto emërime janë bërë konform propozimeve nga subjektet politike dhe ashtu siç parashihet me legjislacionin në fuqi.

Në njoftimin e bërë për media thuhet se, për emërimin e dy anëtarëve të tjerë ekziston një paqartësi e dispozitave kushtetuese, ku si rrjedhojë Presidentja i është drejtuar Gjykatës Kushtetuese me një kërkesë për interpretimin e Nenit 139, paragrafi 4 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës duke u bazuar në nenin 84 si dhe nenin 113 të Kushtetutës.


“Përkatësisht, kërkesa për interpretim adreson paqartësitë e ngritura në dy raste. Së pari, kërkohet interpretimi, në frymën e Kushtetutës, i nocioneve “grupi” a “grupet” të interpretuara së bashku me fjalën “mund” (në nenin 139(4), në rastin kur kemi më pak se gjashtë subjekte politike të përfaqësuara në Kuvend dhe të cilat nuk kanë të drejtë të marrin pjesë në ndarjen e vendeve të rezervuara si dhe kur njëri grup fiton mbi 50% të votave në zgjedhje.

Së dyti, kërkohen sqarime lidhur me emërimin e përfaqësuesit nga komuniteti boshnjak kur kemi tri subjekte politike në Kuvend të cilat e përfaqësojnë këtë komunitet dhe kanë numër të barabartë të deputetëve të përfaqësuar në Kuvend”, thuhet në njoftimin e bërë nga Presidenca.

Më tej, në njoftim thuhet se “me të marrë përgjigjen nga Gjykata Kushtetuese, Presidentja e Republikës së Kosovës do të ndërmarrë hapat e nevojshëm për emërimin e dy anëtarëve të mbetur të KQZ-së. Betimi i anëtarëve të KQZ-së do të bëhet gjatë ditëve në vijim”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim

Siguri
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore

Drejtësi

"Përzierje në kompetenca të rezervuara të NATO-s", ish-ushtaraku flet për mosdërgimn e FSK-së në veri

Siguri
Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Pasaporta e Shqipërisë renditet e 43-ta në botë, shqiptarët mund të udhëtojnë në 123 vende të botës pa viza

Lajme
Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Analistët: Roli i diasporës në këto zgjedhje po merret më seriozisht nga partitë politike

Politikë
Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Arjon Hasaj pranon vrasjen e Ramazan Matajt: Kishte 6 vite lidhje me motrën tonë, i prishi dy martesa

Lajme
Kalo në kategori