LAJMI I FUNDIT:

Çfarë parasheh të bëjë Qeveria Kurti gjatë qeverisjes në raport me Shqipërinë dhe politikën e jashtme?

Çfarë parasheh të bëjë Qeveria Kurti gjatë qeverisjes në raport me Shqipërinë dhe politikën e jashtme?

Qeveria e Kosovës e udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti, ka publikuar sot programin qeverisës 2021-2025 i cili përbëhet nga 61 faqe.

Në mesin e shumë temave që Qeveria Kurti synon të merret gjatë qeverisjes së saj, është edhe politika e jashtme dhe thellimi i marrëdhënieve me Shqipërinë.

Qeveria thekson se prioritet është forcimi i subjektivitetit ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, përmes integrimit dhe anëtarësimit në organizata ndërkombëtare, përmirësimit të shërbimit të jashtëm, strategjisë së lobimit dhe promovimit diplomatik, kulturor dhe ekonomik.


“Qeveria e Republikës së Kosovës do të japë me shumë energji dhe vendosmëri kontributin e saj brenda bashkësisë transatlantike të demokracive dhe shteteve ligjore. Do të paraqesim kërkesën për anëtarësim të Kosovës në BE dhe NATO si dhe do të anëtarësohemi në Kartën e Adriatikut”, thuhet në programin qeverisës, shkruan Telegrafi.

Nga menaxhimi i pandemisë e deri te dialogu me Serbinë, programi i plotë i Qeverisë Kurti
Lexo po ashtu Nga menaxhimi i pandemisë e deri te dialogu me Serbinë, programi i plotë i Qeverisë Kurti

Gjithashtu prioritet tjetër i politikës së jashtme për Qeverinë Kurti mbetet edhe zgjerimi i partneritetit me SHBA-të në aspekte të ndryshme krahas partneriteti politik, ku theksohet se do të thellohet bashkëpunimi edhe në rrafshin e sigurisë, zhvillimit ekonomik, arsimit dhe diplomacisë publike.

Lidhur me thellimin e bashkëpunimit me Shqipërinë, Qeveria Kurti ka paraparë që ky bashkëpunim të shprehet në mekanizma të përbashkët për interesin kombëtar dhe të mirën e përbashkët.

“Qeveria e Kosovës do të angazhohet për një qasje të strukturuar dhe të institucionalizuar të bashkëpunimit dhe integrimit ndër-shqiptar. Në këtë drejtim, në bashkëpunim me Qeverinë e Shqipërisë do të thellohen marrëdhëniet në fusha të ndryshme për të jetësuar marrëveshjet e arritura më parë, si: tregtia, financat, arsimi dhe shkenca, siguria, si dhe në veçanti harmonizimin e politikës së jashtme”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Aksident në Prishtinë, lëndohen katër persona

Kronika e Zezë
“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

“Të ma thonë në sy fjalën hajdut”, Beqaj: Berishën dhe Vokshin i dua dëshmitarë

Lajme
Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Mitrovicë, persona të panjohur vjedhin kasafortën me para në një banesë

Kronika e Zezë
Kalo në kategori