LAJMI I FUNDIT:

Vezët bio – a preferohen për personat me tipin 2 të diabetit? 

Vezët bio – a preferohen për personat me tipin 2 të diabetit? 

Që shumë kohë ekziston përshtypja se personat me Diabet Tip 2 nuk guxojnë të hanë vezë bio, por këtu jemi për t’u përgjigjur dilemave të tyre në prag të festës së Fitër Bajramit.

A mund të hanë vezë bio njerëzit me diabet të tipit 2?

Personat me diabet të tipit 2 absolutisht se mund të kënaqen me vezët. Një hulumtim së fundmi ka treguar se vezët mund të hahen edhe si pjesë e një diete të shëndetshme pa pasur impakt negativ në diabet apo shëndetin e zemrës, e po ashtu mund të ndihmojë në stabilizimin e niveleve të sheqerit në gjak.

Sa vezë mund t’i hanë personat me Diabet Tip 2? 

Studimet e fundit kanë nxjerrë një përfundim interesant se deri në 12 vezë në javë nuk kanë impakt në kolesterol, trigliceride, glukozë apo nivel të insulinës te personat me diabet 2.

Të gjitha këto studime përfshijnë vezët si pjesë e dietës së tyre të përditshme bashkë me perime, fruta, drithëra, yndyra të shëndetshme dhe proteina.

Sasia e karbohidrateve në vezë

Vezët kanë sasi të ulët të karbohidrateve, pasi një servim me dy vezë të mëdha përmban 1 gram karbohidrate. Plus, vezët përmbajnë shumë vitamina dhe minerale esenciale, e kanë nga 80 kalori secila.

Ato po ashtu përmbajnë antioksidantë si lutein dhe zeaksantin që ndihmojnë në zvogëlimin e rrezikut të zhvillimit të karatrakteve dhe sëmundjeve tjera të syrit.

Vezët janë zgjedhja e duhur për njerëzit me diabet

Ushqimet me proteina plot mund të luajnë rol të rëndësishëm në rregullimin e nivelit të sheqerit në gjak dhe përmirësimin e kontrollit të glukozës. Një servim me dy vezë të mëdha përmban 13 gram të proteinës cilësore, duke bërë vezët bio zgjedhje të shkëlqyer për drekë dhe mes-vakte.

Të ushqyerit shëndetshëm edhe në festa si Bajrami

Ushqimi është kyç për menaxhimin e tipit 2 të diabetit dhe reduktimit të rrezikut nga sëmundjet e zemrës.

Shumica e personave këshillohen që të krijojnë dreka apo mes-vakte ku 1/4  e pjatës duhet të jetë me ushqime të pasura me proteina, si p.sh vezët bio, 1/4  e pjatës me drithëra dhe 1/2  me perime dhe fruta.

Por, për dietën e saktë personat me Diabet Tip 2 duhet të konsultohen me një nutricionist sepse këta profesionistë i këshillojnë personat me diabet të tipit 2 në mënyrë më specifike duke krijuar plan ushqimor të veçantë.

Veza më e mirë bio në tregun tonë

Pa asnjë dyshim veza më e mirë bio në tregun tonë është veza REA-s “8 nga më të Mirat” që vjen e pasur me vitamina dhe minerale.

Është e vetmja vezë bio e certifikuar nga Bashkimi Evropian e cila rritet në fermë me kushte të veçanta ku pulat rriten sipas standardeve ndërkombëtare dhe ushqehen me përbërës natyral dhe jo koncentrate.

Vezët REA-s “8 nga më të mirat” i gjeni në rrjetet e marketeve në Kosovë si dhe në platformën online të porosive të produkteve ushqimore, Begmart.com.

Artikull i sponzorizuar

Në trend Ekonomi

Më shumë
Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Rriten pensionet për kategoritë e dala nga lufta, Murati: Ekzekutimi do të fillojë që nga ky muaj

Ekonomi
Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ruajtja e energjisë me bateri, Hashani: Projekt inovativ në Kosovë, ndër më të mëdhenjtë në botë për kokë banori

Ekonomi
Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Filloni vitin me relaks - Zbritje ekskluzive në Natural Pool & Spa për një fillim të freskët

Ekonomi
Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Projekte të suksesshme në përhapjen e energjisë diellore në Kosovë,Shqipëri dhe Maqedoni nga UniSolar

Ekonomi
“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

“Reçak: Historia e një krimi lufte”, nga William G. Walker - ngjarja që ndryshoi të ardhmen e Kosovës

Ekonomi
Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Fillo janarin me sukses, fillo punë të re në Telegrafi Jobs!

Ekonomi
Kalo në kategori