LAJMI I FUNDIT:

Maas bisedë telefonike me Kurtin: Dialogu Kosovë-Serbi vendimtar për perspektivën evropiane

Maas bisedë telefonike me Kurtin: Dialogu Kosovë-Serbi vendimtar për perspektivën evropiane

Kryeministri i vendit, Albin Kurti ka zhvilluar sot një bisedë telefonike me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas, me të cilin kanë diskutuar për perspektivën e rajonit në Bashkimin Evropian dhe dialogun Kosovë-Serbi.

Në një postim në Twitter, Ministria e Jashtme e Gjermanisë njofton se ministri Heiko Maas ka zhvilluar një bisedë telefonike me kryeministrin Kurti.

Në këtë postim, ministri Maas citohet të ketë thënë se është prioritet kryesor i Gjermanisë të sigurojë një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe se dialogu Kosovë-Serbi mbetet vendimtar për këtë qëllim.


“Është prioritet kryesor i Gjermanisë të sigurojë një perspektivë evropiane për shtetet e Ballkanit Perëndimor. Dialogu për normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, i udhëhequr nga BE mbetet vendimtar për këtë qëllim”, citohet të ketë thënë ministri i Jashtëm i Gjermanisë.

Ndërkaq, edhe kryeministri Kurti në një postim në Twitter ka njoftuar për bisedën telefonike me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë.

“Telefonatë produktive me ministrin e Jashtëm të Gjermanisë, Heiko Maas. Theksuam perspektivën evropiane të Kosovës në Bashkimin Evropian dhe marrëdhëniet e forta bilaterale. Gjermania është një anëtare vendimtare e Bashkimit Evropiane dhe ne ndajmë të njëjtin vizion për gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të përkushtuar për anëtarësim të plotë në BE dhe NATO”, shkruan Kurti. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Protestat masive në Serbi, sugjerohet që Kosova të mos ndërhyjë

Lajme
Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Vdes infermierja Bedrije Gashi, shërbej për tre dekada në Klinikën e Neonatologjisë

Lajme
KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

KQZ publikon video ku jep udhëzimet se si duhet plotësuar fletëvotimin, fton qytetarët të votojnë më 9 shkurt

Lajme
Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Gjashtë vjeçari humb jetën në spitalin e Lushnjës, “pësoi arrest kardiak sapo u fut në ambulancë për Tiranë”

Lajme
Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje, KQZ do të angazhojë 414 anëtarë për Këshillat e Vendvotimit në 19 shtete

Lajme
Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Theren me mjet të mprehtë dy vëllezër në Drenas, policia arreston tre persona

Kronika e Zezë
Kalo në kategori