LAJMI I FUNDIT:

SHBA autorizon vaksinën e Pfizer/BioNTech kundër Covid-19 edhe për moshat 12-15 vjeç

SHBA autorizon vaksinën e Pfizer/BioNTech kundër Covid-19 edhe për moshat 12-15 vjeç

Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) të hënën autorizoi përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech kundër Covid-19 edhe për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Komisionerja e përkohshme e FDA-së, Janet Woodcock e përshkroi masën si një “hap të rëndësishëm në luftën kundër pandemisë Covid-19”.

“Veprimi i sotëm lejon që një popullsi më e re të mbrohet nga Covid-19, duke na sjellë më afër kthimit në një ndjenjë të normalitetit dhe përfundimit të pandemisë”, ka thënë Woodcock në një deklaratë.


“Prindërit dhe kujdestarët mund të jenë të sigurt se agjencia ndërmori një rishikim rigoroz dhe të plotë të të gjitha të dhënave në dispozicion, siç kemi me të gjitha autorizimet tona të përdorimit të urgjencës së vaksinës kundër Covid-19”, shtoi ajo.

FDA më parë dha një autorizim përdorimi emergjent për vaksinën Pfizer-BioNTech për individë të moshës 16 vjeç e lart.

“Pasja e një vaksine të autorizuar për një popullatë më të re është një hap kritik në vazhdimin e zvogëlimit të barrës së madhe të shëndetit publik të shkaktuar nga pandemia Covid-19”, mendon Peter Marks, drejtori i Qendrës së FDA për Vlerësimin dhe Kërkimin e Biologjikëve.

FDA ka bërë të ditur se rreth 1.5 milion raste me Covid-19 në individë të moshës 11 deri në 17 vjeç janë raportuar në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nga 1 mars 2020 deri më 30 prill 2021.

Ecuria e sëmundjes është përgjithësisht më e lehtë tek fëmijët, por ata mund ta kalojnë atë tek të rriturit më të moshuar, më të prekshëm. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së

Një epokë e re në bashkëpunimin ushtarak: Ja se si vendet anëtare të BE-së "po bashkohen për një mbrojtje të avancuar”

Evropa
Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Angela Merkel shpreh 'shqetësim të madh' për rolin e Elon Musk në qeverinë amerikane

Botë
Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Zyrtari i lartë ushtarak britanik: Jemi të gatshëm qysh sonte të luftojmë me Rusinë

Evropa
Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Publikohet një dokument prej 1000 faqesh që detajon planet e Gjermanisë në rast të një lufte në Evropë

Evropa
NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

NATO dhe Ukraina do të zhvillojnë bisedime urgjente pas sulmit të Rusisë me raketa të reja hipersonike

Botë
Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Shkoi për t'i ndihmuar Putinit, ukrainasit plagosin një gjeneral nga Koreja e Veriut në Rusi

Botë
Kalo në kategori