LAJMI I FUNDIT:

Hamasi fillon granatimet mbi Izraelin, dëgjohen sirenat dhe goditet një veturë civile – evakuohet parlamenti  

Hamasi fillon granatimet mbi Izraelin, dëgjohen sirenat dhe goditet një veturë civile – evakuohet parlamenti  

Pas ultimatumit të Hamasit në Jerusalem janë shkrepur disa raketa, kurse situata po tensionohet çdo herë e më shumë. Parlamenti i Izraelit është evakuuar pas granatimeve, kurse përgjatë vijës kufitare në Gazën, është shtuar prezenca e forcave izraelite.

Sirenat tashmë po dëgjohen në tërë Jerusalemin, pasi që janë shkrepur 7 raketa në drejtim të Izraelit nga Gaza. E siç ka bërë të ditur ushtria izraelit, një prej raketave është shpërthyer në ajër, kurse tjera ka goditur një veturë civile në jug të vendit, ku si pasojë një person ka pësuar lëndime trupore, transmeton Telegrafi.


Për sulmin e sotëm përgjegjësinë e ka marrë Hamasi, ndryshe ekstremistët e saj që operojnë kryesisht në Rripin e Gazës i kishin dhënë ultimatum Izraelit, duke kërkuar që të tërheq trupat e saj nga një zonë e caktuar e cila prej disa ditësh është rrethuar.

Gjithashtu është kërkuar që të lirohen palestinezët e arrestuar nga përplasjet e mëparshme që kanë ndodhur me forcat izraelite. Zëdhënësi i krahut ushtarak të Hamasit, Abu Obeid, ka konfirmuar se sulmi raketor është si përgjigje ndaj “agresionit në Jerusalem”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori