LAJMI I FUNDIT:

Hyseni kritikon kryeministrin Kurti: SHBA-të nuk përmenden askund në programin e qeverisës

Hyseni kritikon kryeministrin Kurti: SHBA-të nuk përmenden askund në programin e qeverisës

Ish-koordinatori shtetëror për dialogun Kosovë-Serbi, Skënder Hyseni, ka kritikuar programin qeverisës të Qeverisë Kurti, duke thënë se “më shqetësuesja në program qeverisës është heqja dorë e Qeverisë së Kosovës nga partneriteti i veçantë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

Hyseni, përmes një postimi në Facebook, thotë se ka vërejtur në program aspirata për anëtarësim në organizata ndërkombëtare, por se duhet bashkëpunuar fillimisht me SHBA-në për t’u realizuar diçka e tillë,

Postimi i Hysenit:


“Një lexim i shpejt i Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2020 – 2023, botuar në Koha.

Sot, nga kurreshtja qytetare dhe intelektuale, i bëra një lexim të shpejtë Programit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 2020 – 2023.

Në fokus të veçantë kisha pjesën e programit: POLITIKA E JASHTME, INTEGRIMI DHE MËRGATA.
S’pari, ajo që bie në sy është se këtu nuk ka program që përcillet me mekanizma realist të zbatimit. Është vetëm një kapërcim indiferent mbi një fushë thelbësore për rrumbullaksimin e subjektivitetit ndërkombëtar të Kosovës.

S’dyti. dhe më shqetësuesja në program qeverisës është heqja dorë e Qeverisë së Kosovës nga partneriteti i veçantë strategjik me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Për më tepër SHBA-të nuk përmenden askund ne këtë program, ndërkohë që renditen një varg ‘dëshirash’ për antarësimin e Kosovës në organizata ndërkombëtare dhe avancimin e bashkëpunimit të saj me NATO-n. Pyetja logjike është me cilin partner strategjik do të bashërendohen dhe koordinohen këto përpjekje?!!!

Me Shqipërinë???!!!

Po, Shqipëria është partner yni i natyrshëm dhe bashkërendimi dhe koordinimi me te është i domosdoshëm. Por, por, por partneritetin e veçantë strategjik me SHBA-të nuk mund ta zëvendësojë asgjë!
Për këte është mire ta pyetni Shipërinë. As ajo, pa partneritetin e saj strategjik me SHBA-të nuk do të ishte antare e NATO-s as sot e kësaj dite!

A duhet të shqetësohemi?”, ka shkruar Hyseni./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

​KosovaPress: Kjo është e dyshuara e arrestuar për spiunazh, që e zbuloi AKI

Siguri
Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Pas urdhrit të gjykatës që Kurti të paraqitet në Prokurorinë Speciale, reagon zëdhënësi i Qeverisë

Lajme
Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Armët dhe uniformat e konfiskuara në veri, Sveçla: Strukturat paralele ende funksionale në Kosovë

Lajme
Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Gjykata lëshon urdhër: Kurti duhet të dëshmojë më 4 mars në Prokurorinë Speciale

Drejtësi
Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Gjykata urdhëron Kurtin të dëshmojë, avokati Gashi: Gjithçka është e politizuar dhe e panevojshme

Drejtësi
Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Votat e diasporës, pesë komunat me numrin me të madh të votuesve

Lajme
Kalo në kategori