LAJMI I FUNDIT:

Paraburgim për të dyshuarin për falsifikim të dokumenteve në Prizren

Paraburgim për të dyshuarin për falsifikim të dokumenteve në Prizren

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti i Përgjithshëm ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj të pandehurit me inicialet H.M për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘falsifikimi i dokumenteve’.  

Sipas një njoftimi për media, kohëzgjatje e paraburgimit do të llogaritet prej kohës së arrestimit 06.05. 2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 06.06.2021.

“Gjyqtarja e procedurës – Shpresa Emra, ka caktuar masën e paraburgimit në kohëzgjatje tridhjetë (30) ditë, e cila do të llogaritet prej kohës së arrestimit 06.05. 2021 dhe mund të zgjasë deri më datën 06.06.2021., ndaj të pandehurit H.M., për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale: falsifikimi i dokumenteve, nga neni 390 par. 1 të Kodit Penal të Kosovës”, thuhet në njoftim.


Siç thuhet në njoftim, në periudhën kohore janar – mars të vitit 2021, në Malishevë, në agjencinë e tij, i pandehuri ka përpiluar dokumente të falsifikuara.

Gjykata me rastin e caktimit të paraburgimit ndaj të pandehurit H.M., ka vlerësuar se ekzistojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit, dhe nga provat e mbledhura deri në këtë fazë, rrjedh dyshimi i bazuar se: – I pandehuri H.M., në periudhën kohore Janar – Mars të vitit 2021, në Malishevë, pikërisht në agjencinë e tij, i njëjti përpilon dokument të falsifikuar, ndryshon dokumentin origjinal me qëllim të shfrytëzimit dhe atë 23 diploma të lëshuara në emër të personave të ndryshëm banor të komunave të ndryshme të Republikës së Kosovës për të cilat është pretenduar që janë lëshuar nga një Shkollë e mesme e lartë profesionale në Prizren, dhe të gjitha këto diploma janë përdorur gjatë aplikimit për vizë pune në shtete të BE-së, kurse personat e pajisur me këto diploma kanë paguar 350.00 – 400.00 euro për një diplomë, mirëpo pas verifikimit në librat amë të shkollës profesionale në Prizren, është konstatuar se gjithë këto diploma janë të falsifikuara dhe jo të lëshuara nga kjo shkollë”, thuhet ndër të tjera në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Reshjet e shiut, vërshohen disa rrugë në Prishtinë

Prishtina
Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Droni i policisë iu heq nga duart shqiptarëve 2.8 milionë paund, burg pas zbulimit të “fabrikës” së drogës në Angli

Lajme
Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Philip Reeker: Dialogu Kosovë-Serbi nuk do të jetë prioritet për administratën e Trumpit

Lajme
Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Zbardhen detaje nga vrasja e 43-vjeçarit në Tropojë, viktima dhe autori ishin shokë

Lajme
Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Nëse e shihni këtë grua, lajmërojeni policinë - dyshohet për vjedhje

Kronika e Zezë
Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Guri për padinë e Pecit: Absolutisht e pa logjikshme, në asnjë vend nuk mundesh me padit paditësin

Lajme
Kalo në kategori