LAJMI I FUNDIT:

Yjet dhe stafi i Interit refuzojnë kërkesën e klubit që të ulin pagat e tyre

Yjet dhe stafi i Interit refuzojnë kërkesën e klubit që të ulin pagat e tyre

Lojtarët e Interit kanë refuzuar kërkesën e presidentit Steven Zhang për të ulur pagat e tyre, madje edhe Antonio Conte dhe Beppe Marotta po mendojnë për të ardhmen e tyre.

Nerazzurrët festuan titull në Serie A një javë më parë, por gjendja financiare në klub nuk mbetet e mirë.


Zhang u kërkoi të gjithëve, nga lojtarët te trajneri dhe stafi të pranonin shkurtime të pagave në mënyrë që ta ndihmonin klubin që të kalonte nga kjo krizë aktuale financiare.

Sipas medieve italiane kërkesa është që të hiqet dorë nga paga e një muaji tërësisht dhe shpërblimeve të Scudettos.

Corriere dello Sport shkruan që lojtarët të gjithë kanë refuzuar, madje disa kanë reaguar me zemërim ndaj kësaj kërkese që vjen nga klubi.

E njëjta gazetë shkruan se trajneri Conte dhe drejtorët Marotta dhe Piero Ausilio nuk janë të bindur nga kjo situatë. Nëse ata do të largohen, projekti Inter do të duhej të fillonte nga e para.

Conte dhe dy drejtorët janë nën kontratë me Interin deri në qershor 2022.

Suning vazhdon të kërkojë investitorë të rinj dhe ndërkohë ka ristrukturuar financimin e tyre për të mbajtur klubin, por ka kërkuar sakrifica të mëdha nga lojtarët. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Harry Kane i përgjigjet incidentit të penalltisë me Jude Bellingham me një përgjigje të qartë

Liga e Kampionëve
Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Ancelotti tregohet i sinqertë për lojën që bëri Bayerni përballë Realit

Liga e Kampionëve
Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Ancelotti tallet keq me Tuchelin pasi ky i fundit tha se Gnabry do shënojë ndaj Real Madridit

Liga e Kampionëve
Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Tchouameni ndërpreu Mullerin në intervistë, krijohet situatë qesharake mes dyshes

Liga e Kampionëve
Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

Arda Güler zbulon pseudonimin e tij tek Real Madridi: Jam i befasuar kur Modric më thërret kështu

La Liga
Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Tifozët kanë mbetur të shokuar me pritjen që iu bë Toni Kroosit në ‘Allianz Arena’

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori